Një tërmet i lehtë me magnitudë rreth 4 ballë të shkallës Rihter ka goditur këtë pasdite Shqipërinë. Mësohet sipas EMSC se epiqendra ka qenë 5 kilometra afër Lushnjes. Por edhe zonat e afërta e kanë ndier tërmetin pasi epiqendra është vetëm 39 kilometra larg Tiranës. Deri më tani fatmirësisht nuk njoftohet për dëme materiale apo në njerëz. Më poshtë po përcjellim të dhënat e para të nxjerra elektronikisht.