• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Detaje të reja nga mandarinat me pesticide, dyshohet se janë blerë nga fermerët në Berat e Sarandë

26/02/2025
Detaje të reja nga mandarinat me pesticide, dyshohet se janë blerë nga fermerët në Berat e Sarandë

Screenshot

Prokuroria e Beratit ka urdhëruar arrestimin e tre personave për një skandal ushqimor që përfshin mbi 21,000 kg mandarina të kontaminuara me pesticide të ndaluara. Të ndaluarit janë fermeri E.T., grumbulluesi A.D. dhe inspektori E.T., të akuzuar për “shpërdorim detyre,” “shkelje të rregullave për lëndët helmuese,” “prodhim dhe shitje të ushqimeve të rrezikshme për jetën e njerëzve” dhe “mashtrim me produktet ushqimore”, sipas Kodit Penal.

Hetimet nisën pas një kallëzimi të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), pasi autoritetet kroate refuzuan importin e një sasie prej 21,593 kg mandarina të dyshuara për ndotje me pesticidin Fosmet, një substancë toksike e ndaluar që nga viti 2022. Analizat treguan se frutat përmbanin mbetje të pesticideve mbi normën e lejuar, duke përbërë rrezik serioz për shëndetin publik.

Sipas prokurorisë, mandarinat e kthyer nga Kroacia nuk u asgjësuan në mënyrë të rregullt. Fermeri E.T. pretendoi se i kishte hedhur në një landfill në Bashkinë Dimal, por inspektimet nuk gjetën asnjë mbetje të produktit.

Inspektori E.T., përgjegjës për certifikatat fitosanitare, pranoi se në raste të mëparshme kishte dërguar certifikata bosh te subjektet eksportuese, të cilat i plotësonin vetë dhe ia dërgonin më pas me foto për regjistrim në bazën e të dhënave. Kjo praktikë tregon mungesë kontrolli mbi sigurinë ushqimore dhe rrit dyshimet për abuzime të tjera.

Njoftimi i prokurorisë:

Dyshime për hedhjen në treg të mbi 21.000 kg mandarina me pesticide, arrestohen me kërkesë të prokurorisë Berat fermeri, grumbulluesi dhe inspektori.

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, u arrestuan shtetasit E.T., A.D. dhe E.T. për veprat penale të ‘Shpërdorimit të Detyrës’, ‘Shkelje të rregullave për lëndët helmuese‘, ‘Prodhim dhe shitje të ushqimeve dhe lëndëve të rrezikshme për shëndetin apo jetën e njerëzve‘ dhe ‘Mashtrim me produktet ushqimore‘ të parashikuara nga nenet 281, 288 dhe 288/c të K. Penal.

Nga hetimet në kuadër të procedimit penal nr.768 mbi bazën e kallëzimit të bërë nga Autoriteti Kombëtar të Ushqimit, Drejtoria e Përgjithshme Tiranë pas refuzimit në Kroaci të 21593 kg mandarina klementine të dyshuara me pesticide fosmet, rezultoi se produkti është blerë nga fermerët e qarkut Berat dhe Sarandë.

Nga analizat, u konstatua se tek kjo sasi mandarinash kishte mbetje pesticidi “Fosmet” mbi normën e lejuar (0.075 mg/kg -vlera elejuar ≤ 0.01 mg/kg). Në një kohë kur ky pesticid është hequr nga përdorimi nga viti 2022 dhe nuk lejohet të përdoret. Konsumimi i një fruti që përmban mbetje të fosmetit mbi nivelet e lejuara mund të sjellë pasoja për shëndetin e njeriut, veçanërisht nëse ekspozimi është i përsëritur, pasi fosmeti është një kimikat toksik.

Nga hetimet rezultoi se procedura e kthimit të produktit të pasigurt, është bërë pa dijeninë e AKU dhe fermeri E.T. tha se ka asgjësuar produktin e kthyer nga operatori i biznesit ushqimor në një vend të paidentifikuar. Vetë fermeri pretendoi se e kishte hedhur mallin në landfillin e Bashkisë Dimal ku ndërkohë nga këqyrja rezultoi se nuk kishte asnjë mbetje produkti. Gjithashtu në deklarimin e dhënë në AKU sipas procesverbalit të konstatimit rezulton të ketë deklaruar se e ka hedhur mallin në kanale të rastësishme.

Ndërkohë, punonjësi i DRVMB Berat inspektori E.T., në lidhje me këtë rast, ka deklaruar se punon prej 5-vitesh në këtë pozicion dhe ka për detyrë të monitorjë bimët dhe të lëshojë certifikatat fito sanitare. Ai deklaroi se ka shkuar tek fermeri pas ngritjes së grupit të punës dhe se mostrat i ka marë në pemë tek fermeri. Por duke qënë se është personi përgjegjës i cili certifikon mallrat për eksport, ka deklaruar se ka pasur raste që i dërgonte bosh certifikatat tek subjekti dhe vetë subjeti i plotësonte dhe ja dërgonte të plotësuara me foto dhe ai më pas i regjistronte në databasën e DRVMB.

Hetimet vijojnë në bashkëpunim edhe me AKU tiranë për të nxjerrë përgjegjësitë nga punonjësit e DRAKU&DRVMB Berat.

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“S’kam menduar për një përballje me Brazilin, por pse jo”, rrëfehet Sylvinho: Botërori do ishte arritje e jashtëzakonshme

“S’kam menduar për një përballje me Brazilin, por pse jo”, rrëfehet Sylvinho: Botërori do ishte arritje e jashtëzakonshme

29/12/2025
Babai i Malit në gjendje të rënduar, përfundon në spital pas reagimeve në rrjet

Babai i Malit në gjendje të rënduar, përfundon në spital pas reagimeve në rrjet

29/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al