POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve ndaluan me iniciativë shtetasin M. Dh., 56 vjeç, banues në fshatin Poliçan, Dropull, pasi dyshohet së është përfshirë në një rast të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.