Një kallëzim penal është bërë në Prokurorinë e Gjirokastrës nga shtetasi S.K, 31 vjeç, banues në Skrapar. E kallëzuar është vjehrra e tij, 58-vjeçarja E.S, banuese në Gjirokastër. Dhëndri akuzon vjehrrën se ajo, me vetëgjyqësi, nuk i jep mjetin që e ka blerë me kontratë noteriale. Cështja po hetohet nga organi i akuzës në Gjirokastër pas denoncimit të kryer një ditë më parë.
©ArgjiroLajm.net









