• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dhuna ndaj Arben Çipës në Sarandë/ Unioni Turistik Shqiptar letër institucioneve: Akt i paprecedentë! Autori nuk mori ndëshkimin e merituar

25/02/2025
“Fisi dhe qytetarët e Sarandës janë ngritur…”, apeli i Arben Çipës për Prokurorinë (VIDEO)

Unioni Turistik Shqiptar ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Sarandës, e cila dha masën e sigurisë “arrest shtëpie” për njërin nga dy autorët që dhunuan biznesmenin Arben Çipa në Sarandë.

Në një letër publike drejtuar institucioneve përkatëse për rastin, Unioni shprehet se ngjarja përbën një akt të paprecedentë dhe autori nuk ka marrë ndëshkimin e merituar.

Unioni shprehet më tej se përmes kësaj deklarate u bën apel organeve më të larta ligj-zbatuese të reagojnë dhe të mos tolerojnë raste të tilla të bëhen shkas për të frenuar investimet në sektorin e turizmit apo të dëmtojnë imazhin e Shqipërisë.

Deklarate publike Drejtuar

Inspektoriatit te Larte te Drejtesise

Prokurorit te Pergjitheshem

Drejtorit te Pergjitheshem te Policise se Shtetit

Unioni Turistik Shqiptar,duke marre shkas nga ngjarja e fundit, e dhunimit te Kryetarit te Deges se Unionit Turistik per Saranden z. Arben Çipa, e cila ka tronditur mbare komunitetin e bisnesit te turizmit,po ju drejtojme kete apel publik.

Ndodhia ne fjale, e publikuar ne gjithe spektrin e mediave shqiptare dhe qe vijon te shtoje jehone ne diskutimet publike, perben nje akt te paprecedente te dhunimit te nje biznesmeni te njohur te qytetit te Sarandes nga dy individe te cilet e kane sulmuar barbarisht me pretendime se po ju shfrytezon pronat te cilat nuk figurojne ne pronesi te tyre, por ashtu sic ndodh rendom ne vendin tone, ku ne pronat e pelqyera nga te fortet e katundit nu lejohet te investonje askush tjeter pervec tyre.

Komuniteti yne eshte i tronditur dhe i alarmuar nga kjo ngjarje e shemtuar te cilat per fat te keq vazhdojne te perseriten pasi keto raste nuk marrin ndeshkimin e merituar nga autoritetet sic ndodhi edhe ne rastin konkret te vendimit te Gjykates se Faktit, Sarande e cila vendosi arrest shtepie per njerin nga autoret e arrestuar te ngjarjes,qe sipas raportimit te mediave personat ne fjale jane edhe me precedente juridik ne te kaluaren.

Permes kesaj dekkarate, ne u bejme apel organeve me te larta ligj-zbatuese te reagojne dhe te mos tolerojne qe raste te tilla te behen shkas per te frenuar investimet ne sektorin e turizmit dhe te demtojne imazhin e mire te Shqiperise turistike.

Me besimin se reagimi juaj nuk do te jete thjesht burokratik, por aktiv institucional dhe rigoroz!

Kryesia e Unionit Turistik Shqiptar

Biznesmeni Arben Çipa, u dhunua më 22 shkurt nga dy persona. Policia e Sarandës prangosi autorin Diomet Musën, ndërsa në kërkim është nipi i tij. Shkak i sherrit është bërë ndërtimi i një linje elektrike që po bënte Arben Çipa për të furnizuar me energji një bar restorant në zonën e Heremecit. 52-vjecari pretendon se po ndërton linjën elektrike në bazë të një projekti të OSHEE, ndërsa autorët kanë kundërshtuar, pasi aty do ndërtonin një biznes.

Related Posts

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al