E moshuara 81-vjeçare, e cila u dhunua nga dy të rinj, të cilët e grabitën në banesë ka treguar ngjarjen që ndodhi. Mësohet se Kaleme Dardha, ka deklaruar për mediat se hajdutët që hynë në shtëinë e saj, ishin me kapuç dhe i janë futur në banesë në mesnatë. Në momentin që hajdutët janë futur brenda, e kanë goditur nga pas dhe i kanë vjedhur vathët dhe unazën.
“Hajduti ishte me kapuç. Në mesnatë dikush hyri dhe më goditi nga pas, e kafshova dhe më lëshoi. Më mori vetëm vathët dhe unazën. Grabitësi nuk më tha asgjë, vetëm më torturoi”, ka thënë e moshuara.
Për këtë ngjarje, kanë përfunduar në pranga Adrian Balla 25 vjeç dhe Gentian Keçi 29 vjeç. Denoncimi u bë nga e moshuara, 81 vjeç, e cila kallëzoi se dy personat i ishin futur në banesë dhe e kishin dhunuar e më pas kanë grabitur bizhuteritë e floririt që kishte në shtëpi.