Sarandë, dhunohet nga disa persona në shëtitoren e qytetit shtetasi D.Ruçi, 38 vjec, banues në Gjashtë, Sarandë.
Ngjarja rreth orës 21.40. Ka qenë një konflikt mes disa personash që ka përfunduar me dhunimin e 38 vjecarit.
D. Ruçi alias G. Ruçi, person me precedentë penalë për “dëmtime të tjera me dashje”, “prishje e qetësisë publike”, “dhunë në familje”, “kanosje”.
Burime spitalore bëjnë me dije se ai ka marrë dëmtime në kokë dhe po i nënshtrohet mjekimit, pa pasur probleme të rënda shëndetësore. Policia ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.