• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Digjet” Greqia, temperatura deri në 42 gradë celcius, Akropoli mbyllet

08/07/2025
“Digjet” Greqia, temperatura deri në 42 gradë celcius, Akropoli mbyllet

Akropoli do të qëndrojë i mbyllur të martën, për shkak të temperaturave shumë të larta që kanë përfshirë Greqinë. Ministria e Kulturës në Greqi njoftoi se monumenti i njohur në Athinë do të mbyllet nga ora 13:00 deri në 17:00, sipas kohës lokale. Temperatura deri në 42 gradë Celsius priten të martën në disa pjesë të Greqisë, ndërsa për disa rajone është shpallur alarmi i nivelit katër për zjarre – që nënkupton rrezik shumë të lartë.

Zjarre tashmë kanë shpërthyer edhe në vende të tjera të Evropës, si Franca dhe rajoni i Katalonjës në Spanjë, pak javë pasi këto zona u përballën me një valë të të nxehtit që shkaktoi edhe viktima. Mbyllja e Akropolit të martën – kur në qytet priten temperatura deri në 38 gradë Celsius – nuk ndodh për herë të parë.

I nxehti ekstrem e ka detyruar mbylljen e këtij atraksioni të njohur edhe në qershor, edhe në korrikun e kaluar. Autoritetet thanë se mbyllja bëhet për “sigurinë e punëtorëve dhe vizitorëve” në këtë vend, i cili vizitohet nga dhjetëra mijëra njerëz çdo ditë.

Gjatë vitit 2024, atë e vizituan gjithsej 4.5 milionë njerëz. Ministria e Punës e Greqisë ka vendosur tashmë edhe një ndalesë të detyrueshme të punës për pesë orë për punëtorët që punojnë jashtë, në zonat ku temperaturat pritet të jenë të larta. Vala aktuale e të nxehtit do të vazhdojë deri të mërkurën, me temperatura që do të arrijnë deri në 40-42 gradë Celsius në jug të vendit. Pastaj, nga e enjtja, temperaturat pritet të bien gradualisht.

Një valë e fortë nxehtësie goditi pjesën perëndimore dhe jugore të Evropës në fillim të kësaj vere, duke shkaktuar evakuime masive dhe shkatërrime të shtëpive dhe bizneseve. Sipas Panelit Ndërqeveritar të OKB-së për Ndryshimet Klimatike, valët e të nxehtit janë duke u shtuar për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit. Ai paralajmëron se moti i nxehtë do të bëhet më i shpeshtë dhe më intensiv në të ardhmen, ndërsa temperatura globale vazhdon të rritet./REL

Related Posts

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025
Çfarë po ndodh me e-Albania?
Kryesore

Çfarë po ndodh me e-Albania?

26/12/2025
Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani
Kryesore

Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani

26/12/2025
Radhë në Kakavijë, thirrje palës greke: Shtoni sportelet!
Kryesore

Protesta e fermerëve, sërish bllokim aksi Kakavijë-Janinë

26/12/2025
4-vjeçarja bie nga ballkoni i banesës në Lezhë, transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ U godit me top në kraharor gjatë lojës së futbollit, humb jetën 42-vjeçari

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Familja zbulon betejën e gjatë pas pamjeve virale të ish-aktorit të Nickelodeon, Tylor Chase

Familja zbulon betejën e gjatë pas pamjeve virale të ish-aktorit të Nickelodeon, Tylor Chase

26/12/2025
“Artistët janë një m*t i madh”/ Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve: Të gjithë gënjejnë dhe janë të blerë

“Artistët janë një m*t i madh”/ Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve: Të gjithë gënjejnë dhe janë të blerë

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al