Makina e një 24-vjeçar është djegur në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës në lagjen “Partizani” të qytetit ku është konstatuar se makina “Benz” e parkuar ishte djegur pjesërisht në pjesën e gomave. Policia thotë makina ishte në pronësi të shtetasit M.F 24 vjeç.
“Nga verifikimet paraprake dyshohet se tentativa e zjarrëvënies së mjetit të jetë e qëllimshme”, sqaron policia. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.











