• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dikur ishte Lazarati, sot është një tjetër qytet që bën namin me kanabis në Shqipëri. E zbulon vetë kryeprokurorja

09/02/2018
Dikur ishte Lazarati, sot është një tjetër qytet që bën namin me kanabis në Shqipëri. E zbulon vetë kryeprokurorja

Pasi përfundoi takimin në Durrës, prokuroria e Përgjithshme, Arta Marku u ndal në qytetin e Vlorës. Ajo e cilësoi këtë qyteti si mjaft problematik sa i përket kultivimit të kanabisit. Ndaj për kryeprokuroren duhet një bashkëpunim urgjent mes forcave të prokurorisë së policisë.

DEKLARATA E PLOTË/ Vlora, tashmë prej kohësh, njihet si një vend prodhues i cannabisit, jo aq i drogave të tjera sintetike, por edhe si një vend i rëndësishëm tranziti për në vendet e Europës, specifikisht favorizuar nga linja e gjatë bregdetare. Duhet forcim i bashkëpunimit mes policisë, autoriteteve policore kufitare dhe autoriteteve doganore, me qëllim frenimin e trafikimit, identifikimin, gjetjen dhe vënien para drejtësisë të shkelësve të ligjit. Duhet koordinim i veprimeve mes të gjithë aktorëve në luftën kundër narkotikëve dhe shkëmbim i informacionit në kohën e duhur, me shpejtësinë dhe cilësinë e duhur mes tyre. Duhet mosngutje në përfundimin e operacioneve të organizuara në luftën kundër drogës, duke vënë në pranga shpesh vetëm konsumatorët, shpërndarësit e vegjël, korrierët apo mjetet e transportit, por bërja e përpjekjeve dhe shfrytëzimi i çdo metode të mundshme ligjore hetimi dhe shfrytëzimi i bashkëpunimit nderkufitar dhe ndërkombëtar, për të mundësuar identifikimin, kapjen me qëllim vënien para drejtësisë të organizatorëve të grupeve kriminale. Veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve nuk zhvillohet e vetme, pa mundësinë e korruptimit edhe të zyrtarëve publikë, në hallka kyçe të strukturave të shtetit. Kjo, duke nisur që nga përfaqësuesit e pushtetit vendor që ometojnë të sinjalizojnë kur konstatojnë mbjelljen e bimëve narkotike në territorin e njësisë administrative ashtu edhe të funksionarëve të tjerë, që mund të ofrojnë kundrejt korrupsionit, ndihmën e tyre në hallkat që përbëjnë zinxhirin e trafikimit të lëndëve narkotike.

Zhvillim të hetimit duke nisur nga identifikimi i pasurisë në drejtim të gjetjes së burimit, veprimtarisë kriminale. Sekuestrim dhe konfiskim i të mirave të personave të përfshirë në aktivitete kriminale që kanë të bëjnë me prodhimin, shitjen dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Përqendrim i burimeve njerëzore dhe teknike, specializim i tyre, përkushtim në kryerjen e detyrës, në luftë kundër narkotikëve, specifikisht në vende kufitare siç është Vlora. Vlora karakterizohet nga falsifikimi masiv i dokumentave, për vetë pozicionin gjeografik dhe interesin e madh të tokave me destinacion turistik, me qëllim shtënien në dorë të pasurive që i përkisnin shtetit apo të tretëve. Kjo bëhet evidente edhe ne sekuestrimet e vendosura mbi pasuri të ndryshme të paluajtshme dhe të luajtshme.

Të verifikohen dhe hetohen deri në origjinë, transaksionet e kryera mbi pronat. Të zbatohen edhe në këtë drejtim sekuestrimet dhe konfiskimet përkatëse, me qëllim parandalimin e transferimit të pronave apo të të mirave të tjera të përftuara. Me ndryshimet e reja, në rastet e pafajsisë, Gjykata e Apelit nuk mund të deklarojë fajtor një person kur Shkalla e Parë e ka deklaruar të pafajshëm vetëm mbi bazën e vlerësimit të ndryshëm të provave të marra në gjykimin në Shkallën e Parë.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dyshime të forta për kurdisjen e superndeshjes së boksit Joshua-Jake Paul, avokatët përgatisin padinë

Dyshime të forta për kurdisjen e superndeshjes së boksit Joshua-Jake Paul, avokatët përgatisin padinë

23/12/2025
Dyshime të forta për kurdisjen e superndeshjes së boksit Joshua-Jake Paul, avokatët përgatisin padinë

Dyshime të forta për kurdisjen e superndeshjes së boksit Joshua-Jake Paul, avokatët përgatisin padinë

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al