• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dinamo kërkon sulmues, por ka një problem të madh me listën

07/01/2026
“Abissnet Superiore” në statistika/ Dinamo City ekipi me sulmin më të mirë, Egnatia & AF Elbasani skuadrat që kanë pësuar më pak gola

Dinamo pritet të jetë aktive në merkaton e janarit, megjithëse opsionet në këtë afat kalimtar, nuk janë të shumta. Trajneri Daja i ka kërkuar drejtuesve ndërhyrje në repartin e sulmit, pavarësisht se Dinamo ka aktualisht sulmin më të mirë në Shqipëri, duke iu referuar golave që kanë shënuar.

Edhe stafi drejtues, ka premtuar se do të ketë ndërhyrje në merkato dhe fokusin kryesor, e ka reparti i sulmit teksa, edhe në repartin e mbrojtjes, mund të ketë ndërhyrje, sidomos në krahun e djathtë. Maliqi ka qenë titullar këtë sezon duke i marrë vendin Meksit, me këtë të fundit që duket se nuk është më ndër të preferuarit e trajnerit Daja. Edhe kur Maliqi ka munguar, Daja ka provuar shpesh herë eksperimente duke aktivizuar në të djathtë Teikseirën që luan si qendërmbrojtës.

Qendra është e mbipopulluar, me Ditën, Beqjen, Teikseirën, Alijin apo edhe Hoxhën që pritet të rikthehet së shpejti me skuadrën pasi po lë pas dëmtimin e pësuar më parë. Edhe në repartet e tjera, Daja ka alternativa të shumta dhe në fakt, asnjëherë nuk ka kërkuar që të ketë ndërhyrje, duke i dhënë rëndësi gjithmonë sulmit, pasi Guindo ka luajtur shpesh i dëmtuar.

LISTA E SKUADRËS- Dinamo ka dorëzuar listën e federimit në verë me 25 futbollistë, duke lënë jashtë Rustem Hoxhën, dëmtimi i të cilit pritej të zgjaste përtej fazës së parë të kampionatit. Por, me afrimin e lojtarëve të rinj në merkato, Dinamo duhet fillimisht që të bëjë ndryshime në listën e federimit dhe të lirojë vende, ku me shumë gjasa më të rinjtë në listë, mund të kalojnë me ekipet e moshave nëse mosha e tyre nuk ka kaluar.

Ndërkohë, pritet që në këtë merkato të ketë edhe ndryshime në skuadrën e Dajës dhe nuk përjashtohen lojtarët që mund të largohen, qoftë si transferime, ashtu edhe si lojtarë që nuk kanë bindur dhe që mund të kërkojnë alternativa të reja. Javët e ardhshme, do të jenë aktive në kampin blu.

KALENDARI- Dinamo do të luajë të shtunën ndeshjen e parë për vitin 2026, ku përballë do të ketë Besën e Kavajës në kuadër të Kupës së Shqipërisë. Pak ditë më vonë, blutë do të nisin fazën e tretë të kampionatit, me sfidën ndaj Teutës në transfertë.

Related Posts

Vllaznia triumfon në “Klasike”, zhyt Tiranën drejt fundit, fitojnë edhe Elbasani e Dinamo
Sport

RENDITJA E SUPERIORES/ Nga kreu në fund bëhet “zjarr”, një kryesues i ri për elitën! Partizanin e drithëron zona e ftohtë

24/01/2026

Partizani, flet tekniku: Ia dolëm, bravo skuadrës
Sport

Humbja ndaj Vllaznisë, flet trajneri i Partizanit: Nuk shfrytëzuam rastet, duhej të tregoheshim cinikë

24/01/2026
Partizani, flet tekniku: Ia dolëm, bravo skuadrës
Sport

Nuk shfrytëzuam rastet, duhej të tregoheshim cinikë – Balkanweb.com – News24

24/01/2026
VIDEO/ Vllaznia merr “frenat” e kampionatit, një gol për të thyer Partizanin – Balkanweb.com – News24
Sport

VIDEO/ Vllaznia merr “frenat” e kampionatit, një gol për të thyer Partizanin

24/01/2026
VIDEO/ Vllaznia merr “frenat” e kampionatit, një gol për të thyer Partizanin – Balkanweb.com – News24
Sport

VIDEO/ Vllaznia merr “frenat” e kampionatit, një gol për të thyer Partizanin – Balkanweb.com – News24

24/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pse ‘marshimi i vdekjes’ i një pinguini po bëhet viral? Çfarë domethënie ka ‘Pinguini Nihilist’ që e ka bërë internetin të mendojë shumë për jetën

Pse ‘marshimi i vdekjes’ i një pinguini po bëhet viral? Çfarë domethënie ka ‘Pinguini Nihilist’ që e ka bërë internetin të mendojë shumë për jetën

24/01/2026
Vllaznia triumfon në “Klasike”, zhyt Tiranën drejt fundit, fitojnë edhe Elbasani e Dinamo

RENDITJA E SUPERIORES/ Nga kreu në fund bëhet “zjarr”, një kryesues i ri për elitën! Partizanin e drithëron zona e ftohtë

24/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al