• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dinamo në përmirësim, por larg nga dy fazat e para. “Final 4” jep shpresa

29/04/2026
PIKANTET/ Dinamo fiton edhe në pushim, tifozët braktisin finalen

Dinamo ka zhvilluar një sezon me ulje-ngritje të dukshme, ku katër fazat e kampionatit tregojnë qartë një skuadër me oshilacione dhe që në asnjë moment nuk ka arritur të gjejë ekuilibrin që mund të bëjë diferencën në kampionatin shqiptar.

Nga një nisje e kujdesshme, te një rritje e ndjeshme në ofensivë dhe më pas një rënie e pjesshme në fazat e fundit, Dinamo ka ndryshuar fytyrë disa herë gjatë kampionatit. Në fazën e parë (java 1- 9), skuadra u shfaq shumë e organizuar në aspektin defensiv, por me kufizime të dukshme në fazën ofensive. Me 17 pikë dhe bilanc golash 11:4, Dinamo ishte një ekip që synonte të ngjitej lart dhe po jepte imazhin e një skuadre që luftonte për titullin kampion, duke hyrë në garë me skuadrat e tjera. Mbrojtja funksiononte në mënyrë të mirë, por mungesa e efikasitetit përpara portës ishte një problem i dukshëm në skuadër.

Në fazën e dytë (java 9- 18) u pa një ndryshim i qartë në qasje. Dinamo u bë më e hapur dhe më agresive në sulm, duke grumbulluar 27 pikë dhe duke rritur ndjeshëm prodhimin ofensiv me 27 gola të shënuar. Kjo ishte periudha ku skuadra fitoi më shumë besim në lojë dhe filloi të marrë më shumë rrezik në fazën sulmuese, edhe pse kjo solli edhe më shumë hapësira në mbrojtje. Deri në janar kur edhe u mbyll faza e dytë, Dinamo ishte skuadra me sulmin më të mirë në Superiore, por gradualisht situata ndryshoi dhe forma filloi të binte.

Në fazën e tretë (java 18- 27), ritmi ofensiv u ul shumë me 31 gola të shënuar, teksa problemi kryesor që nisi të bëhej më i dukshëm, ishte edhe mbrojtja. 22 gola të pësuar deri në këtë pikë të kampionatit treguan një skuadër më të ekspozuar dhe më pak kompakte, ku rezultati shpesh varej nga efektiviteti në sulm dhe jo nga kontrolli i lojës. Dinamo u kthye në një skuadër që nuk arriti të merrte pikë të mjaftueshme ndërkohë që humbi ehde vendin e saj në “Final 4”.

Në fazën e katërt (java 28- 36), Dinamo arriti kulmin e saj në aspektin ofensiv, duke shënuar 38 gola dhe marrë 38 pikë. Megjithatë, edhe pse skuadra ka qenë më produktive se kurrë në fazën e fundit, pësimi i 29 golave tregon se problemi i stabilitetit në mbrojtje ka mbetur i pazgjidhur. Aktualisht, kjo e mban Dinamon në vendin e katërt me 45 pikë, në një garë të ngushtë me rivalët direktë.21

ANALIZA E SEZONIT- Në gjysmën e parë të kampionatit, pas 18 ndeshjesh, Dinamo ka qenë dukshëm më solide dhe më efikase në marrjen e pikëve. Skuadra kishte grumbulluar 32 pikë, me bilanc 9 fitore, 5 barazime dhe 4 humbje. Kjo fazë tregoi një Dinamo më të organizuar, më të ekuilibruar dhe me aftësi më të mirë për të menaxhuar ndeshjet, sidomos në aspektin defensiv dhe në marrjen e rezultateve pozitive. Në të kundërt, gjysma e dytë e kampionatit nga java e 19 deri në të 33-tën që u luajt këtë javë ka sjellë një rënie të ndjeshme të rendimentit. Dinamo ka marrë vetëm 13 pikë në këtë periudhë, duke reflektuar një formë shumë më të paqëndrueshme dhe vështirësi të qarta në marrjen e rezultateve. Në total, skuadra ka regjistruar deri tani 11 fitore, 12 barazime dhe 10 humbje, duke treguar një rritje të barazimeve dhe sidomos të humbjeve krahasuar me pjesën e parë të sezonit. Kjo tregon qartë një rënie pothuajse në gjysmë të grumbullimit të pikëve, çka e ka larguar edhe nga kreu. Në aspektin e lojës, Dinamo nga një ekip më i qëndrueshëm në fillim të sezonit, është kthyer në një skuadër më të paqëndrueshme, ku barazimet dhe humbjet kanë zëvendësuar fitoret. Kjo ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në renditjen aktuale, duke e lënë skuadrën në vendin e katërt dhe jashtë garës reale për kreun.

RENDITJA- Aktualisht, në renditjen e kampionatit, Dinamo ndodhet në vendin e katërt me 45 pikë pas 33 javësh, duke mbetur në garë të ngushtë me rivalët direktë. Diferenca me kreun është e konsiderueshme, ku Dinamo është 17 pikë pas Elbasanit që kryeson me 62 pikë, dhe 15 pikë pas Vllaznisë në vendin e dytë me 60 pikë. Edhe me Egnatian në vendin e tretë me 54 pikë, diferenca mbetet e ndjeshme. Megjithatë, formula e re e “Final 4”, me përgjysmimin e pikëve e mban në lojë Dinamon, duke marrë parasysh edhe javët e ardhshme. Me tre ndeshjet e mbetura, Dinamo ka mundësinë të arrijë maksimumi 9 pikë të tjera, duke e çuar totalin në 54 pikë. Në këtë skenar, skuadra do të barazohej me Egnatian dhe mund të përfitonte nga përplasjet direkte ose diferenca e golave për ta afruar me vendet e para, gjithmonë duke shpresuar që rivalët të mos marrin pikë të plota.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Teuta-Tirana, sa ngjashmëri me sezonin e shkuar
Sport

Teuta-Tirana, sa ngjashmëri me sezonin e shkuar

29/04/2026
Totoshi pret dhe Ibraimi vulos, dy heronjtë e Elbasanit në Kupë
Sport

Ndryshime që nga Botërori 2026, vendimi drastik që do ndikonte edhe në Shqipëri

29/04/2026
Teuta-Tirana, sa ngjashmëri me sezonin e shkuar
Sport

Teuta-Tirana, sa ngjashmëri me sezonin e shkuar

29/04/2026
E ardhmja në “ajër”, Trabzonspor nuk vendos për Muçi-n, asnjë kontakt me Besiktas
Sport

E ardhmja në “ajër”, Trabzonspor nuk vendos për Muçi-n, asnjë kontakt me Besiktas

29/04/2026
Mourinho, një hap larg Realit, Perez vendos veton, gati rikthimi i Specialit
Sport

Mourinho, një hap larg Realit, Perez vendos veton, gati rikthimi i Specialit

29/04/2026
NBA/ Avancon më tej Spurs, Boston humbet shansin e artë, Knicks marrin epërsinë ndaj Hawks
Sport

NBA/ Avancon më tej Spurs, Boston humbet shansin e artë, Knicks marrin epërsinë ndaj Hawks

29/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

PIKANTET/ Dinamo fiton edhe në pushim, tifozët braktisin finalen

Dinamo në përmirësim, por larg nga dy fazat e para. “Final 4” jep shpresa

29/04/2026
“Apex” thyen rekordet në Netflix, sa shikime arriti në vetëm 3 ditë?

“Apex” thyen rekordet në Netflix, sa shikime arriti në vetëm 3 ditë?

29/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al