• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dinamo “qan” ndryshimin e formulës, më pak pikë për ekipin e Ilir Dajës

04/06/2026
PIKANTET/ Dinamo fiton edhe në pushim, tifozët braktisin finalen

Dinamo ka mbyllur një sezon që ka zhgënjyer në kampionat, edhe pse arriti të fi tonte Kupën e Shqipërisë. Në dy vitet e fundit, skuadra kryeqytetase ka përjetuar dy sezone krejtësisht të ndryshme, teksa krahasimi mes kampionatit 2024-2025 dhe atij që sapo u mbyll nxjerr në pah një rënie të ndjeshme të skuadrës blu në aspektin e rezultateve dhe renditjes.

Nëse një vit më parë kryeqytetasit ishin një nga ekipet që luftuan deri në fund për kreun e tabelës, sezoni aktual i ka gjetur në një pozicion më modest, larg garës për titull dhe me më pak pikë të grumbulluara. Megjithatë, pavarësisht rënies në renditje, Dinamo ka ruajtur disa elementë pozitivë, veçanërisht në repartin mbrojtës, duke treguar se skuadra ishte një nga pretendentet.

SEZONI 2025-2026- Në sezonin që sapo u mbyll, Dinamo e mbylli kampionatin në vendin e katërt me 49 pikë të grumbulluara në 36 ndeshje. Bilanci i skuadrës ishte 12 fi tore, 13 barazime dhe 11 humbje, një tregues që tregon vështirësitë për të ruajtur vazhdimësinë e rezultateve pozitive gjatë gjithë sezonit. Në aspektin ofensiv, Dinamo realizoi 43 gola, ndërsa pësoi 33, duke e mbyllur kampionatin me golavarazh pozitiv +10. Pikërisht mbrojtja rezultoi një nga pikat më të forta të ekipit, pasi vetëm Vllaznia dhe Egnatia patën statistika më të mira në krye të tabelës. Megjithatë, problemi kryesor i bluve ishte mungesa e efi kasitetit në momentet vendimtare. Numri i lartë i barazimeve, plot 13 të tilla, si dhe 11 humbje, ndikuan që skuadra të mbetej 14 pikë larg vendit të parë të mbajtur nga Vllaznia. Në fund të sezonit, Dinamo nuk arriti të rivalizonte vazhdimisht me ekipet pretendente për titull, duke u pozicionuar pas Vllaznisë, Elbasanit dhe Egnatias. Edhe pse vendi i katërt e futi në “Final 4”, ai nuk refl ekton ambiciet që klubi kishte në nisje të kampionatit.

SEZONI 2024-2025- Një panoramë krejtësisht ndryshe u pa në sezonin 2024-2025. Dinamo e mbylli kampionatin në vendin e tretë me 55 pikë, vetëm katër pikë larg kreut të tabelës dhe në mesin e skuadrave më konkurruese të kampionatit. Blutë regjistruan 14 fi tore, 13 barazime dhe vetëm 9 humbje në 36 ndeshje, duke treguar një stabilitet më të madh krahasuar me sezonin pasardhës. Sulmi ishte dukshëm më produktiv, me 49 gola të shënuar, ndërsa mbrojtja pësoi 41 gola. Pavarësisht se pësuan më shumë gola se në sezonin aktual, skuadra ishte shumë më efi kase në repartin ofensiv. Dinamo krijoi më tepër raste, fi toi më shumë ndeshje dhe arriti të grumbullonte gjashtë pikë më shumë se në sezonin aktual. Gjatë atij sezoni, blutë qëndruan për periudha të gjata në grupin e skuadrave pretendente për titull dhe u konsideruan një nga ekipet më të forta të kampionatit. Renditja në podium dhe diferenca relativisht e vogël me vendin e parë dëshmonin nivelin e lartë konkurrues të skuadrës.

DIFERENCA- Krahasimi mes dy sezoneve tregon qartë se Dinamo ka pësuar rënie në disa tregues kyç. Në renditje, skuadra zbriti nga vendi i tretë në vendin e katërt. Në pikë, blutë grumbulluan 55 pikë në sezonin 2024-2025 kundrejt 49 pikëve në sezonin 2025-2026, pra gjashtë pikë më pak. Edhe numri i fi toreve pësoi rënie, nga 14 në 12, ndërsa humbjet u rritën nga 9 në 11. Këta tregues tregojnë se Dinamo pati më pak aftësi për të kthyer ndeshjet e ekuilibruara në fi tore. Në aspektin ofensiv, diferenca është e dukshme. Dinamo shënoi 49 gola në sezonin 2024-2025, ndërsa vetëm 43 në sezonin aktual. Kjo do të thotë se skuadra realizoi gjashtë gola më pak dhe pati më pak forcë sulmuese. Megjithatë, ekziston një element ku Dinamo ka bërë më mirë në sezonin 2025- 2026, mbrojtja. Nga 41 gola të pësuar në sezonin 2024-2025, blutë zbritën në vetëm 33 gola të pësuar një vit më vonë. Pra, skuadra pësoi tetë gola më pak, duke treguar organizim më të mirë në repartin difensiv. Ajo që vlen të theksohet, është edhe formula e re e “Final 4” që ishte këtë sezon. Dinamo ishte 7 pikë larg dhe në përgjysmimin e pikëve nuk arriti të futej në garë për titull, madje edhe pas fi tores ndaj Vllaznisë, asgjë nuk varej nga ta. Ndryshe ishte situata sezonin e shkuar, ku me 4 pikë më pak se Egnatia, situata do të ishte më ndryshe në rast se do të kishte të njëjtën formulë.

Screenshot 2026-06-04 210352


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Gjoba dhe përjashtimi, reagim i ashpër i Shkëndijës, kërkon rishikim vendimi
Sport

Gjoba dhe përjashtimi, reagim i ashpër i Shkëndijës, kërkon rishikim vendimi

04/06/2026
Në fazë të parë refuzoi marrëveshjen, Dinamo e pret Vorën në Tiranë
Sport

Zyrtare te Vora, ndërpritet bashkëpunimi me 6 lojtarë

04/06/2026
Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri
Sport

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri

04/06/2026
Botërori 2027 për vajza/ Trajneri Grima: Do të bëjmë çmos për të marrë rezultat pozitiv ndaj Çekisë
Sport

Botërori 2027 për vajza/ Trajneri Grima: Do të bëjmë çmos për të marrë rezultat pozitiv ndaj Çekisë

04/06/2026
Kombëtarja U-19 luan ndeshjen e parë miqësore ndaj Bullgarisë U-19
Sport

Kombëtarja U-19 luan ndeshjen e parë miqësore ndaj Bullgarisë U-19

04/06/2026
Përforcohet Elbasani, firmos me sulmuesin francez
Sport

Përforcohet Elbasani, firmos me sulmuesin francez

04/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

PIKANTET/ Dinamo fiton edhe në pushim, tifozët braktisin finalen

Dinamo “qan” ndryshimin e formulës, më pak pikë për ekipin e Ilir Dajës

04/06/2026
Gjoba dhe përjashtimi, reagim i ashpër i Shkëndijës, kërkon rishikim vendimi

Gjoba dhe përjashtimi, reagim i ashpër i Shkëndijës, kërkon rishikim vendimi

04/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al