Në natën e ndërrimit të viteve disa fshatra të Gjirokastrës ishin pa energji elektrike. Konkretisht pati probleme në njësitë administrative Cepo e Picar. Shkak për ndërprerjen e dritave ka qenë ngarkesa e madhe në rrjetin elektrik, i cili në një pjesë të konsiderueshme të tij është i amortizuar. Ndërkohë ka pasur edhe defekte për shkak të motit të keq të ditëve të fundit.
©argjiroja.net