• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Disfata ndaj Elbasanit, Kërnaja: Partizani ka shumë gjëra për të përmirësuar

13/04/2026
Sfida ndaj Vllaznisë tek “Arena e Demave”, dy rikthime për Partizanin

Trajneri i Partizanit, Oltijon Kërnaja bëri analizën e tij pas humbjes 3-0 ndaj Elbasanit në kampionat.

Të them të drejtën, konstatimi juaj është i drejtë. Në pjesën e parë bëmë shumë mirë, dominuam ndeshjen në pjesën e parë në shumë raste, dolëm 3-4 herë para portierit Totoshi. Por ajo penalltia që u dha, e fiku paksa ekipin, vonesa për t’u gjuajtur, e fiku ekipin. Bëmë zëvendësimet, u munduam të reagonim sepse të gjuash penallti për herë të parë dhe të dytë, ka ndikuar ndoshta nga ana psikologjike. U munduam të zgjonim djemtë, mund të shkonte ndeshja 1-1 me goditjen e Doumbia. Bravo ekipit të Elbasanit, i meritoi 3 pikët me cinizmin e tij.

Ndryshime në vendosje pas 7 minutash? Ne kishim tentuar që të fitonim centimetra, duke parë që në 2-3 javët e fundit kemi pësuar gol nga goditjet standarde. Kemi dominuar në ndeshjet e fundit, por kemi pësuar nga kornet. Edhe pse nuk është mbrojtës i djathtë tipik, e futëm sepse ka luajtur në atë pozicion. Duke ditur që Preka vjen nga një dëmtim shumë i gjatë, nuk kishim mundësi të aktivizonim atë. Nuk është se nuk funksionoi me Bytyçin, ai doli tek e tek me portierin. Pjesa e parë ishte okej, kishim menduar që me mesfushorët të luanim 1 kundër 1. Prandaj menduam që Qaka dhe Murataj gjithnjë do të ndërronin pozicionet, duke ditur që mesfushorët e Elbasanit do të krijonin hapësira.

Ne tentuam, aty në zonën e tretë ndonjëherë lojtarët zgjedhin vetë. Ndonjëherë kishim krosimet, ndonjëherë 1 kundër 1 me Sidibe. Ishin situata që të lexoheshin më mirë nga ana ofensive. Por për këtë jemi, që të rregullojmë këto paqartësi që kishim në sulm. Ekipi deri në minutën e 90-të, ishte korrekt, deri tek goli i dytë. Ishim gjithmonë në mbrojtje, edhe nëse krosonin, ishim po ne që përfitonim topin. Qaka dhe Murataj bënë ato që donim ne. Por në zonën e tretë nuk ishin ato që duheshin. Kot nuk është në atë pozitë në tabelë edhe Elbasani, gabimet do i ndryshojmë ndeshjen tjetër. Në luftë për vendin e katërt që mezi e kemi fituar.

Të them të drejtën, ne nuk u mbyllëm në portë me një lojtar më pak. Ne e dimë që pika e fortë e Elbasanit janë goditjet standarde. Në rastet që Elbasani kishte pas golit, ishin vetëm korne, jo në portë, ne i mbrojtëm mirë. Pastaj, nëse do të ishim mbyllur mbrapa, nuk do të pësonim 3 gola. Në pjesën e parë mendoj që do të ishte rreth 70% për ne. Ne menduam që të ndryshonim diçka, të luanim me topin, ta mbanim. Kishte më pak lojë efektive, duke parë edhe zgjuarsinë e ekipit të Elbasanit. Ndodh që të humbësh, do të luftojmë me Zotin përpara.

Statistikat flasin për Elbasanin, edhe pse me një lojtar më pak? Atë po them edhe unë, na shqetëson shumë të themi të drejtën, nuk po them të kundërtën. Por është ajo që duhet të ndryshojmë. E kemi mbajtur ne në ndeshjet e tjera me Elbasanin më shumë topin. Nëse do të kishim analizuar rastet që kishim në pjesën e parë, do t’ia linim vetë topin. Elbasani nuk qarkullon por luan në tranzicion. Pas 1-0 me penallti, vërtetë do të jetë 70-20 apo 60-40 nuk e di. Dua të nxjerr statistikat. Të shohim, e mbajti 60-40, Elbasani fitoi 3-0 me meritë të plotë, ne të punojmë dhe të ecim përpara, duke filluar nga java që vjen, të kthehemi te fitorja”, tha Kërnaja.

© BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Në fokus rinovimet, Napoli tenton të “blindojë” McTominay, Roma kërkon zgjatjen e bashkëpunimit me Dybala-n e Pellegrino-n
Sport

Në fokus rinovimet, Napoli tenton të “blindojë” McTominay, Roma kërkon zgjatjen e bashkëpunimit me Dybala-n e Pellegrino-n

14/04/2026
Beshiktash i fiksuar pas shqiptarëve, hidhet në sulm për Edon Zhegrovën
Sport

Beshiktash i fiksuar pas shqiptarëve, hidhet në sulm për Edon Zhegrovën

14/04/2026
Realizoi një gol spektakolar, Qazim Laçi mahnit Turqinë, vlerësohet si më i mirë i ndeshjes (VIDEO)

Rikthehet Thuram, dopieta ndaj Comos e rivendos në qendër të projektit zikaltër
Sport

Rikthehet Thuram, dopieta ndaj Comos e rivendos në qendër të projektit zikaltër

14/04/2026
75 pikë pa mundur Conten dhe Allegrin, por Chivu thyen një rekord 88-vjeçar
Sport

75 pikë pa mundur Conten dhe Allegrin, por Chivu thyen një rekord 88-vjeçar

14/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pse dasma e Taylor Swift dhe Travis Kelce nuk do të jetë në Watch Hill?

Pse dasma e Taylor Swift dhe Travis Kelce nuk do të jetë në Watch Hill?

14/04/2026
Në fokus rinovimet, Napoli tenton të “blindojë” McTominay, Roma kërkon zgjatjen e bashkëpunimit me Dybala-n e Pellegrino-n

Në fokus rinovimet, Napoli tenton të “blindojë” McTominay, Roma kërkon zgjatjen e bashkëpunimit me Dybala-n e Pellegrino-n

14/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al