• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Disfata u kushton shtrenjtë verdhebluve, Tirana prish planet e titullit në Elbasan

12/05/2026
Totoshi pret dhe Ibraimi vulos, dy heronjtë e Elbasanit në Kupë

Humbja ndaj Tiranës dhemb më shumë se çdo tjetër për Elbasanin. Jo vetëm sepse erdhi në shtëpi, përpara tifozëve verdheblu, por mbi të gjitha sepse i hoqi ekipit mundësinë që të shpallej kampion i kampionatit të rregullt në javën e fundit. Elbasanasve do t’u mjaftonte edhe një barazim për të ruajtur kreun dhe për ta mbyllur sezonin e rregullt në vendin e parë, por disfata 1-3 ndryshoi gjithçka.

Mbi të gjitha kjo humbje ka peshë të madhe psikologjike, pasi erdhi në momentin më delikat të sezonit, pikërisht kur skuadra kishte nevojë për qetësi dhe besim maksimal për të hyrë në fazën fi nale. Në vend të festës për vendin e parë, Elbasani u detyrua të përballet me zhgënjim dhe presion të shtuar vetëm pak ditë para ndeshjeve vendimtare të “Final 4”.

MORALI I ULËT – Detyra kryesore e klubit në këto ditë është rikuperimi psikologjik i skuadrës. Stafi drejtues dhe ai teknik duhet të punojnë intensivisht me lojtarët për të larguar ndikimin negativ të tri humbjeve radhazi dhe për të rikthyer besimin në forcat e tyre. Të dielën Elbasani do të nisë aventurën në “Final 4” me përballjen ndaj Egnatias, një sfi dë që mund të përcaktojë fatin e sezonit. Nëse skuadra nuk arrin të kapërcejë këtë ngërç psikologjik, rreziku për të humbur edhe titullin kampion bëhet real. Në këtë fazë nuk ka vend për gabime, pasi çdo luhatje mund të rezultojë fatale dhe të shkatërrojë gjithë punën e bërë gjatë sezonit. Megjithatë, sezoni i rregullt tregoi se Elbasani ka cilësi dhe potencial për të rivalizuar me këdo. Pikërisht kjo duhet të shërbejë si motivim për futbollistët, të cilët kanë ende në dorë mundësinë për ta mbyllur këtë edicion me trofeun më të rëndësishëm.

REKORDI NEGATIV – Për herë të parë në historinë e tij të shkurtër, Elbasani po përballet me tri humbje radhazi. Klubi, i ndërtuar vetëm pesë vite më parë dhe që e nisi rrugëtimin nga Kategoria e Tretë, nuk kishte përjetuar kurrë më parë një seri të tillë negative. Në sezonet e kaluara, verdheblutë kishin shkuar maksimumi deri në dy humbje të njëpasnjëshme, por gjithmonë kishin reaguar menjëherë. Këtë herë, seria negative është zgjatur në tre ndeshje dhe ka ardhur pikërisht në momentin më të rëndësishëm të sezonit, duke ngritur pikëpyetje mbi gjendjen emocionale të ekipit.

Ky rekord negativ nuk zbeh aspak arritjet e jashtëzakonshme të klubit në vetëm pesë vite ekzistence, por shërben si sinjal alarmi se skuadra duhet të reagojë menjëherë. Historia e Elbasanit është ndërtuar mbi ambicie, organizim dhe mentalitet fi tues, ndaj edhe tani pritet një përgjigje e fortë. “Final 4” ofron mundësinë ideale për të kthyer faqen. Nëse Elbasani arrin të lërë pas zhgënjimin ndaj Tiranës dhe të rikthejë energjinë pozitive, titulli kampion mbetet plotësisht i arritshëm. Gjithçka do të varet nga forca mentale e skuadrës dhe aftësia për të reaguar në momentin kur gabimet nuk falen.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

U përplas me spanjollët, “problematiku” Paredes mesazh tifozëve argjentinas: Krenar me ju, ringrihemi
Sport

U përplas me spanjollët, “problematiku” Paredes mesazh tifozëve argjentinas: Krenar me ju, ringrihemi

21/07/2026
Manajn e “qajnë” edhe në Turqi, trajneri i Sivasspor “kryqëzon gishtat”: Shpresojmë të rikthehet në “play-off”
Sport

Manaj bind drejtuesit, lider për sezonin e ri

21/07/2026
Presidenti Duka uron Presidentin e Federatës Spanjolle, Rafael Louzán, për triumfin historik në Kupën e Botës 2026
Sport

Presidenti Duka uron Presidentin e Federatës Spanjolle, Rafael Louzán, për triumfin historik në Kupën e Botës 2026

21/07/2026
E vërteta e kartonit të kuq të Paredes, sqarimi i FIFA-s
Sport

E vërteta e kartonit të kuq të Paredes, sqarimi i FIFA-s

21/07/2026
Emër i madh i arbitrimit anglez, Taylor e mbyll me gjykimin
Sport

Emër i madh i arbitrimit anglez, Taylor e mbyll me gjykimin

21/07/2026
E bujshme/ Presidenti i CONMEBOL: Botërori 2030 do të jetë me 64 ekipe
Sport

E bujshme/ Presidenti i CONMEBOL: Botërori 2030 do të jetë me 64 ekipe

21/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

U përplas me spanjollët, “problematiku” Paredes mesazh tifozëve argjentinas: Krenar me ju, ringrihemi

U përplas me spanjollët, “problematiku” Paredes mesazh tifozëve argjentinas: Krenar me ju, ringrihemi

21/07/2026
Manajn e “qajnë” edhe në Turqi, trajneri i Sivasspor “kryqëzon gishtat”: Shpresojmë të rikthehet në “play-off”

Manaj bind drejtuesit, lider për sezonin e ri

21/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al