• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Disiplina merr vendimet, e pësojnë klubet e Superiores

17/09/2026
Komisioni i Disiplinës merr vendimin, pezullohet trajneri i Superiores

Komisioni i Disiplinës mori vendimet e fundit për ngjarjet e fundit futbollistike në të gjitha kategoritë e futbollit shqiptar.  Për shkak të tifozëve, janë gjobitur klubet si Vllazina,  Tirana dhe Skënderbeu.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF

KF Laçi, për mosmarrjen e masave të nevojshme për garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe për sjellje të gabuar të spektatorëve, të cilët kanë hedhur sende në fushën e lojës, duke rrezikuar sigurinë e lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/1 dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Lojtari i KF Vllaznia, Adnard Mehmeti, për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Zyrtari i KF Tirana, Omer Bunjaku, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

KF Teuta, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast të përsëritjes së problematikave teknike apo organizative që shkaktojnë ndërprerjen e zhvillimit normal të ndeshjes, do të jetë subjekt i masave disiplinore të parashikuara në Kodin e Disiplinës dhe Etikës dhe në rregulloret e FSHF.

Zyrtari i KF Vora, Bazion Tragaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes në mënyrë të përsëritur, në bazë të neneve 14/1/j dhe 33 të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në zbatim të nenit 6/2/b të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe ambientet e brendshme të stadiumit, deri në përfundim të dënimit.

KF Oriku, për mosrespektimin e detyrimeve dhe rregulloreve të aktivitetit, duke shkaktuar vonesë në fillimin e ndeshjes, në bazë të neneve 8/1 dhe 17/1/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba aplikohet në masën 50%.

Zyrtari i Luzi Vogël 2008, Albert Lusha, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KF Shiroka, Ardit Mani, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KF Shiroka, Ergi Axhani, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Akademia e Futbollit U-18, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Abissnet Superiore U-18, kundër KF Vora U-18, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

KF Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 19, datë 16.10.2025 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në çështjen Romeo Harizaj kundër KF Tirana, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.

KF Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 20, datë 03.11.2025 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në çështjen Gledi Mici kundër KF Tirana, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.

KF Vllaznia, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 08, datë 11.06.2025 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në çështjen Liridon Latifi kundër KF Vllaznia, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.

FC Besa, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 22/1, datë 02.12.2025 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në çështjen Emiljano Çela kundër FC Besa, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.

FC Besa, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 23/1, datë 02.12.2025 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në çështjen Bekim Kuli kundër FC Besa, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.

KF Lushnja, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 11, datë 30.04.2026 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në çështjen Ardit Hoxhaj kundër KF Lushnja, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.

Pranimin e kërkesës së kërkuesit Kleandro Lleshi. Klubi i Futbollit Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 14, datë 19.06.2026 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, Klubit të Futbollit Tirana i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.

Pranimin e kërkesës së kërkuesit Fatmir Prengaj. Klubi i Futbollit Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 10, datë 08.04.2026 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, Klubit të Futbollit Tirana i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.

Pranimin e kërkesës së kërkuesit Erisildo Smaçi. Klubi i Futbollit Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 07, datë 25.03.2026 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, Klubit të Futbollit Tirana i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.

Pranimin e kërkesës së kërkuesit Ildi Gruda. Klubi i Futbollit Vllaznia, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 04, datë 19.02.2026 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, Klubit të Futbollit Tirana i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.

Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Iliria, Brajan Selmani, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Oriku, Bruno Telushi, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Lushnja, Nelson Joseph Pius, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Burreli, Igli Rrapi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Tirana U-18, Klejdi Gjini, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

 Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Related Posts

Nuk u zbraz kurrë, Vllaznia gjen problemin që e penalizoi
Sport

Askush nuk ka dëshirë të flasë për Vllazninë, çfarë po ndodh në Shkodër para Teutës – Balkanweb.com – News24

17/09/2026
EURO U-17 për vajza/ Ndeshjet e raundit të parë të grupit B1 do të zhvillohen në Shqipëri – Balkanweb.com – News24
Sport

EURO U-17 për vajza/ Ndeshjet e raundit të parë të grupit B1 do të zhvillohen në Shqipëri

17/09/2026
EURO U-17 për vajza/ Ndeshjet e raundit të parë të grupit B1 do të zhvillohen në Shqipëri – Balkanweb.com – News24
Sport

EURO U-17 për vajza/ Ndeshjet e raundit të parë të grupit B1 do të zhvillohen në Shqipëri – Balkanweb.com – News24

17/09/2026
Formula 1 nxjerr kalendarin e ri, ndryshon harta e vitit 2027: Rikthehen dy shtete
Sport

Formula 1 nxjerr kalendarin e ri, ndryshon harta e vitit 2027: Rikthehen dy shtete

17/09/2026
Flirtuan me Botërorin, por Kosova nuk dorëzohet, Foda: Tani synojmë Evropianin
Sport

“Ai më informoi personalisht”, Foda për tërheqjen e Rrahmanit nga përfaqësuesja

17/09/2026
UEFA Youth League/ Partizani U-19 fiton në Maltë & hedh një hap të rëndësishëm drejt raundit të dytë – Balkanweb.com – News24
Sport

UEFA Youth League/ Partizani U-19 fiton në Maltë & hedh një hap të rëndësishëm drejt raundit të dytë – Balkanweb.com – News24

17/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

4 ditë në arrati, Alket Rizai dyshohet se ka ardhur në Shqipëri

4 ditë në arrati, Alket Rizai dyshohet se ka ardhur në Shqipëri

17/09/2026
Nuk u zbraz kurrë, Vllaznia gjen problemin që e penalizoi

Askush nuk ka dëshirë të flasë për Vllazninë, çfarë po ndodh në Shkodër para Teutës – Balkanweb.com – News24

17/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al