Dita e sotme nuk kalon në heshtje për familjen e ish-diktatorit, Enver Hoxha. Nusja e njërit prej djemve të Hoxhës, Teuta Hoxha, përkujton sot ditëlindjen e 110-të Enverit, duke ndarë edhe një mesazh me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
“Sot për familjen tonë është një ditë e shënuar, në përkujtim të 110-vjetorit të datëlindjes së Enver Hoxhës”, shkruan gruaja e Ilir Hoxhës, teksa i bashkengjit postimit, edhe një foto të Enver Hoxhës.
Teuta Hoxha, ka shkruar mes të tjerash edhe një libër “Enveri në kujtimet e mia”. Enver Hoxha lindi më 16 tetor 1908 në Gjirokastër dhe ndërroi jetë më 11 prill 1985.