• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Djali i ish-sekretarit të partisë në Gjirokastër”, Arben Manaj i përgjigjet Robert Ndrenikës: Je bërë me një parti që mban zgjedhje si në Phenian

26/03/2021
“Djali i ish-sekretarit të partisë në Gjirokastër”, Arben Manaj i përgjigjet Robert Ndrenikës: Je bërë me një parti që mban zgjedhje si në Phenian

Ditën e djeshme aktori Robert Ndrenika ishte zëri dhe imazhi i spotit të Partisë Socialiste, përmes të cilit kryeministri Rama kërkoi mandatin e tretë në nisjen zyrtare të fushatës për zgjedhjet e 25 Prillit.

Përfshirja e Ndrenikës në fushatë nga kampi i majtë solli një lumë komentesh negative në rrjet ndaj aktorit. Ata i kujtonin atij qëndrimet e para për Teatrin Kombëtar dhe komentet se kishte frikë se mos ia hiqnin pensionin.

Më vonë ishte dhe vetë Ndrenika, ai i cili reagoi për sharjet dhe fyerjet në drejtim të tij, ku specifikoi fyerjet e ardhura nga Londra nga djali i Ali Manajt, gazetari Arben Manaj. Ndrenika lëshonte fyerje me natyrë seksuale ndaj tij, duke thënë se po e sulmonte djali i një ish-Sekretari partie në Gjirokastër.

Ndërkohë vetë Ben Manaj ka reaguar me një shkrim të gjatë në rrjete sociale, duke iu përgjigjur “pikë më pikë”. Ai thotë se eshtrat e përmendura nga Ndrenika për babanë e tij nuk i merr si mallkim, por si një ogur pozitiv, teksa thotë se babanë e ka gjallë në Londër.

Krahasimin që Ndrenika ia bëri me Phenianin ai ia “kthen” duke i thënë se partia e re që ka zgjedhur (nënkupton PS) është si në Phenian, pasi bën zgjedhje pa kundërshtarë.

Në fund nuk nguron ta thumbojë aktorin e madh duke i thënë se ka qenë më herët deputet i PD-së ndërsa sot pranon të jetë në të njëjtën parti me ish-kryetarin e Kuvendit në kohën e Komunizmit.

MESAZHI I ROBERT NDRENIKES

O Zot çfarë çudirash ndodhin në këtë botë! Djali i shokut Ali Manaj më shan se paskam bërë një spot për fushatën elektorale. Nuk jam kundër, por vetëm se më shan nga Londra… Nga ore nga ? Nga Londra! Në vitet 1967 dëgjova emisionin e fundit të Radio Londrës në gjuhën Shqipe …U mërzitëm se menduam që Anglia nuk po na përfill si popull. Dhe sot ky ga…ruci më shan nga Londra!

Nuk do kisha thënë as gjysmë fjale po të më shante nga Pheniani se kështu do të preheshin të qeta eshtrat e shokut Ali Manaj (sekretar i parë në Gjirokastër) Perëndia të më ndjejë!

REAGIMI I BEN MANAJT

I dashur Robert,

Lexova me dhimbje sharjet dhe epitetet me organe mashkullore në adresën time, madje edhe mallkimet me ndjellje vdekje për babain tim! Thonë se nga këto të fundit të shtohet jeta!

Gjithsesi, unë kam respekt maksimal për ty si aktor dhe kaq, për të tjerat i ke në postimin tim ne FB!

Më pëlqeu referenca ndaj Phenianit, vendi i cili bën votime pa asnje parti, sic beri partia jote e re e cila e imitoj Phenianin në zgjedhjet e fundit lokale, pasi partia jote e vjetër është PD-ja, deputet i së cilës ju krenarisht keni qenë!

Babai im më lejon t’ju informoj nuk ka vdekur dhe është gjallë e shumë mirë në Londër, edhe pas mallkimit tënd, dhe ka bërë edhe vaksinën, jo si personalitet, siç bëhen në Shqipëri!

Nuk i kam thënë që më ke sulmuar si në kohen e tij, nga pozicioni i luftës së kllasave!

Por jam i sigurt se do gëzohet shumë që një njeri si ju që keni qene “me njollë” në biografi në kohën e karrierës së tij politike gjatë komunizmit, ka lënë PD që ai e urren, dhe është futur ne partine e tij!

Është fiks, siç thoni ju ne postimin sharës-mallkues: “O Zot çfarë çudirash ndodhin në këtë botë”!

Një ish-deputet i PD-se antikomuniste, në të njëjtën parti me Ish-Kryetarin e Parlamentit Shqiptar në kohën e komunizmit!!!

Ai kënaqet pa masë duke parë në satelit filmat e realizmit socialist në Digitalb, ku ju i Madhi Robert Ndrenika, keni shkëlqyer me klasin tuaj të aktrimit ndaj te cilit unë si shume shqiptarë, përulem me shumë respekt!

Dhe vetëm për kaq, jo me shumë!

Related Posts

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Cristiano Ronaldo investon në privatësi, klubi ekskluziv që ndalon telefonat dhe rrjetet sociale

Cristiano Ronaldo investon në privatësi, klubi ekskluziv që ndalon telefonat dhe rrjetet sociale

18/12/2025
Conference League/ Humbje të ëmbla për skuadrat shqiptare, Shkëndija dhe Drita në Play Off (Video)

Conference League/ Humbje të ëmbla për skuadrat shqiptare, Shkëndija dhe Drita në Play Off (Video)

18/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al