Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 27 vjeçari shqiptar mbrëmjen e së martës në Circonvallazione Oriani, në Verona, Itali. Bëhet fjalë për të riun Redon Qevani, cili ishte duke udhëtuar me motor dhe humbi kontrollin e mjetit, duke u përplasur me një pemë.
Si pasojë 27 vjeçari humbi jetën në vend. Në vendngjarje shkuan menjëherë forcat e policisë dhe ambulanca por fatkeqëisht ishte tepër vonë për të riun.
Sipas asaj që shkruajnë mediet italiane, Qevani së shpejti do të bëhej babai i një djali, ndërsa bashkëshortja dhe familjarët shkuan me urgjencë në vendin e ngjarjes. Autoritetet italiane po hetojnë rrethanat dhe shkaqet e aksidentit që i morën jetën para kohe të riut shqiptar.