Dita e diel do të jetë me diell dhe temperatura të larta. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, megjithëse do të kemi diell thuajse në pjesën më të madhe të ditës, nuk do të mungojnë edhe reshjet e shiut si dhe shtrëngata me karakter lokal, në pjesën e dytës të ditë në të gjithë territorin e vendit përjashtuar bregdetin. Sa i takon temperaturave ato do të shkojnë nga 15 gradë në vlerat e tyre minimale, në zonat malore deri në 33 gradë në vlerat e tyre maksimale në zonat bregdetare. Ndërkohë një situatë e tillë e motit parashikohet edhe për ditët në vijim.









