POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë referuar materialet në Prokurori, duke nisur procedimin penal ndaj një shtetasi të dyshuar për ndotje të ambientit.
Sipas njoftimit zyrtar të Policia e Shtetit, procedimi ka nisur për shtetasin A. Sh., 48 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili dyshohet se ka ndotur mjedisin duke djegur mbetje metalesh në subjektin e tij. Veprimet e paligjshme dyshohet se kanë shkaktuar ndotje të ajrit dhe cenim të standardeve mjedisore në zonë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, e cila do të vijojë me veprimet e mëtejshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore.









