Policia e Shtetit
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 59 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër, pasi ka djegur një sipërfaqe toke, në fshatin Jorgucat, Dropull. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.