Një i dënuar është arrestuar nga policia, pasi ka thyer lejen që i ka dhënë Burgu i Fierit. 36-vjeçari Gentjan Taullaj u kap nga policia, pasi nuk u kthye në kohë në qelitë e vuajtjes së dënimit.
Pavarsisht se i kishte kaluar afati i lejes, i dënuari zgjodhi të mos shkonte më në qeli. Kjo zgjedhje do ti rëndojë situatën, pasi ndaj 36-vjeçarit do të shtohet një tjetër akuzë. Por telashet për Gentjan Taullajn janë shtuar, pasi policia i ka gjetur edhe drogë si dhe një leje drejtimi greke e dyshuar e falsifikuar.
Njoftimi i Policisë
Shtetasi G.T ishte person i shpallur në kërkim pasi ka thyer lejen shpërblyese dhënë nga I.E.V.P Fier ku ishte duke vuajtur dënimin prej 7 vitesh për vepën penale “Trafikim të lëndëve narkotike.
Nga kontrolli i ushtruar i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa si dhe një dokument leje drejtimi greke e dyshuar e fallsifikuar”.
Në këto kushte u bë ndalimi i tij për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.









