• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Donald Trump Show

26/06/2025
Donald Trump Show

Në skenë ka vetëm një podium: presidenti bën gjithçka vetë, jep dhe heq të drejtën për të folur; i njeh gazetarët, sidomos ata të “lajmeve të rreme” si CNN, MSNBC, New York Times.
Në orën 16:00, “The Donald” del nga prapaskena, me kostumin e zakonshëm blu dhe kravatën e tij të kuqe. Ecën paksa i përkulur, sikur të donte të përshkonte trashësinë e atmosferës.
Raundi i parë i pyetjeve dhe menjëherë salla e gazetarëve shndërrohet në kaos. Ka nga ata që ngrihen në këmbë duke bërtitur, të tjerë që ulërasin drejt mikrofonit, apo lëvizin duart për të tërhequr vëmendjen.
Në këtë mandat të dytë, Trump duket dukshëm më i kontrolluar.
Nuk e humbet qetësinë.
Prirja e tij e lindur për fyerje dhe neveria ndaj mediave kristalizohet në batuta të thata, duke marr buzëqeshje edhe kur qorton fort spanjollët, të vetmit që kanë kundërshtuar rritjen e buxheteve ushtarake, apo kur tall gazetaret e njohura të televizioneve amerikane.
Dialogu dhe dinamika me gazetarët pasqyrojnë më së miri momentin e fuqishëm të Trump, ditën e tij si protagonist në samitin e NATO-s, në Hagë.
Pas gjashtë muajsh dështimesh të dukshme në planin ndërkombëtar, presidenti amerikan mendon se më në fund, mund të paraqitet si fitimtar.
Flet pa pushim për bombardimin e qendrave bërthamore të fshehura në malet e Fordow-t në Iran.
Lëvdon pilotët, “heronjtë e mëdhenj”, dhe sulmon CNN e New York Times, që sipas tij “shkruajnë plehra” dhe vënë në dyshim rezultatin e operacionit.
Ndërtesat janë shkatërruar, por Trump citon raportet e shërbimeve sekrete izraelite për vendndodhjen e uraniumit – edhe pse shërbimet amerikane nuk kanë konfirmuar ende asgjë me siguri.
Trump manovron mes detajeve teknike me një lloj lehtësie të sforcuar. Por synimi është i qartë: të japë përshtypjen se kemi arritur fundin e “luftës së ftohtë me fjalë” mes Ajatollahëve dhe Izraelit.
Ai shkon deri aty sa krahasoi sulmet mbi reaktorët iranianë, me bombat atomike të hedhura mbi Hiroshima dhe Nagasaki. Si për të thënë: janë përdorur për të mbyllur një luftë, njësoj si Truman.
Në fund të viteve nëntëdhjetë, sekretarja e shtetit Madeleine Albright i quante SHBA-të “komb i domosdoshëm”. Dhe ja ku jemi 25 vjet më pas, në zemër të Evropës së Vjetër, duke dëgjuar një njeri që prezantohet si “presidenti i domosdoshëm.”
Gjithçka që ndodh për mirë në botë – armëpushimi mes Indisë dhe Pakistanit, stabiliteti i Kosovës – është, sipas tij, “gjë që nuk është parë më parë”, ose “monumentale”: fitore që Trump i lidh me emrin e vet.
Një prej tyre: fakti që, sipas tij, ka detyruar vendet evropiane – këta “parazitë” – të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen.
Dhe nëse diçka nuk shkon, atëherë faji kërkohet diku tjetër. Shembulli më i dukshëm: konflikti në Ukrainë. Pse Trump ende nuk ka gjetur një zgjidhje? “Sepse është më e vështirë sesa dukej në fillim, ka pasur probleme me Putinin dhe me Zelenskyn.”
Trump përpiqet t’ia shpjegojë edhe një gazetareje ukrainase, e cila me një zë të dridhur arrin të sigurojë mikrofonin për të bërë një pyetje. Një nga më konkretet, në fakt: “Zoti President, sot e keni takuar Zelenskyn. A do t’i dërgoni raketat? A do t’i dërgoni armët e nevojshme për të mundur rusët?”
Trump pyet: “Ju jetoni në Ukrainë?”
– “Jo, unë jam në Varshavë, por burri im – ushtar – ka mbetur në vijën e frontit.”
Trump përgjigjet: “Do të bëjmë ç’është e mundur. Këtë ia thashë edhe Zelenskyt. E di që ka nevojë për raketat Patriot, por për momentin nuk kemi asnjë në dispozicion. Kemi dërguar shumë në Izrael. E di që është e vështirë, por mos u dekurajoni. Më thatë një gjë të mirë dhe ju uroj shumë forcë.”
Presidenti amerikan lavdëron “rikthimin e politikës së frikësimit amerikan,” një koncept që na kthen së paku 40 vjet mbrapa, në epokën e Luftës së Ftohtë. Mund të funksionojë, ndoshta, me ajatollahët.
“Do t’i takojmë iranianët javën tjetër,” – thotë Trump, dhe shton në mënyrë madhështore:
“Do të shohim nëse mund të negociojmë një marrëveshje. Ndërkohë, ata mund t’ia shesin naftën kujt të duan – duke filluar me Kinën.”
Por nga Rusia nuk vjen asnjë sinjal. Putini është faktori që rrezikon mitin e “presidentit të domosdoshëm,” mbi të cilin “The Donald” po punon me zell. / Corriere della Sera – Bota.al

Related Posts

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)
Lajme

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)

06/04/2026
Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)
Planet

Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)

06/04/2026
Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë
Kryesore

Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë

31/03/2026
Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit
Kryesore

Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit

29/03/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Tërmet në Greqi

27/03/2026
Alpinistin e pickoi bleta teksa bënte ngjitje në mal, humb jetën
Kryesore

Alpinistin e pickoi bleta teksa bënte ngjitje në mal, humb jetën

17/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Miri rrëfen ‘pengjet’ e “BBVA”: Duhet të kisha qenë më i kontrolluar

Miri rrëfen ‘pengjet’ e “BBVA”: Duhet të kisha qenë më i kontrolluar

16/04/2026
Trajneri Simeone në versionin biznesmen, zotëron 180 apartamente dhe 7 pallate

Trajneri Simeone në versionin biznesmen, zotëron 180 apartamente dhe 7 pallate

16/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al