• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dorëhiqet drejtori i Kadastrës Gjirokastër: Fitues është ai që e di kur duhet hequr dorë

03/10/2022
Dorëhiqet drejtori i Kadastrës Gjirokastër: Fitues është ai që e di kur duhet hequr dorë

Kreu i Kadastrës Gjirokastër, Florian Taçi, ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Vendimin ai e njofton vetë përmes një reagimi publik, teksa thotë se “kishte arritur në finishin e rrugëtimit profesional” në krye të këtij institucioni. Taçi më tej kërkon ndjesë për ata që patën shpresuar se problemet 30-vjeçare me pronat në Shqipëri ai do të mund t’i zgjidhte me një të rënë në lapsit. Argjirolajm.net mëson se Taçi do të pasohet në këtë detyrë nga një ish-drejtues i OSHEE edhe pse për momentin s’ka ende asgjë zyrtare. Më poshtë reagimi i plotë i ish-kreut të ASHK Gjirokastër.

Te nderuar miq, shoke e dashamires!

Çdo cikel pjese e proçesit jetesor, e ka nje fiilim e nje fund, perkthyer ne rastin tim – ju njoftoj se arrita ne finishin e rrugetimit profesional prane Dv Ashk Gjirokaster (duke u dorehequr), nje rrugetim sa i veshtire aq dhe i privilegjuar qe zgjati prej 5 vitesh e qe u be i mundur fale mbeshtetjes pa kushte dhene nga miqte e mi Bledi Çuçi, Mirela Kumbaro e Flamur Golemi. E ndërkohë që pres të hedh hapin tjetër, e di se marrëdhënia e shkëlqyer që kam patur me kolegët, si pjesë e një ekipi ambicioz dhe profesional, nuk mund të kalohet e thene kaq lehtësisht.

Jane ore te tera, dite dhe muaj perkushtimi e pergjegjesie nga gjithe specialistet juriste, inxhinjere, ekonomiste, etj, mund qe vleresoj se u shperblye me rikthimin e besimit te njerezve kundrejt institucioneve aq te paragjykuara siç ishin Hipoteka e Aluizni, sikunder sjam aq i shurdher per te mos degjuar se jo gjithçka eshte zgjidhur. Ka ende shume per te rregulluar, por traseja eshte shtruar e mbi te une jam i bindur se rrugetimi i nisur do vazhdoje duke u permiresuar.

Ndjese per gjithe ata qe shpresuan ne personin tim, se problemet 30 vjecare te prones ne Shqiperi, te mund ti zgjidhja me nje te rene te lapsit, duke i siguruar se kam harxhuar gjithe energjite e mia per te gjetur apo sugjeruar zgjidhjen perfundimtare.

Per ta mbyllur, nje falenderim i fundit shkon per gjithe ata qytetare gjirokastrite, permetare, libohovite e dropullite qe detyra e solli ti njihja e ti sherbeja, per mirekuptimin e treguar ne raste vonesash si dhe fjalet e mira e te pakursyera ne drejtim te zyres (pasi sherbimi kryhej). Faleminderit! “Fituesi eshte ai qe e di kur duhet hequr dore” Marshall McLuhan

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025
“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu
Kryesore

“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al