Përpara tre ditësh qyteti i Përmetit mbeti pa energji elektrike pasi shpërtheu transformatori që furnizonte gjithë zonën, për shkak të temperaturave të larta.
Por defekti u rregullua brenda 24 orësh me ndërhyrjen e deputetes Mirela Kumbaro, ndonëse duhet thënë që de jure ajo nuk e ka marrë ende mandatin si deputete e qarkut Gjirokastër.
Pas një debati që Kumbaro ka bërë në Facebook me një prej eksponentëve të LSI-së në Përmet, Lorenc Lumani, zbulojmë edhe ndërhyrjen e saj tek OSHEE-ja, për zgjidhjen e problemit në një kohë rekord. Lumani madje tërhiqet prej sulmeve që i ka bërë gjatë fushatës dhe komplimenton Kumbaron për punën që ka bërë në këtë rast.
“Edhe pse ju kam atakuar gjate fushates dhe kam votuar LSI ,JU ini deputetja e Permetit keshtuqe e meritoni nje Bravo”, shkruan Lumani.
Më poshtë sjellim debatin mes tyre, si dhe reagimin e një tjetër përmetari, Adi Dule.
/ArgjiroLajm.net/