• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dosja e Botërorit, zbulohen kërcënimet me vdekje për Messin e Ronaldon

15/08/2026
Dosja e Botërorit, zbulohen kërcënimet me vdekje për Messin e Ronaldon

Një dosje konfidenciale e sigurisë, e publikuar nga mediat ndërkombëtare, ka zbuluar prapaskenat e errëta të Botërorit të fundit që u zhvillua në Meksikë, SHBA dhe Kanada, ku Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo rezultojnë të kenë qenë mes objektivave të kërcënimeve serioze.

Sipas tabloidit anglez “The Sun”, që i referohet dokumenteve të publikuara nga “Informacion.es”, autoritetet amerikane kanë regjistruar dhjetëra alarme gjatë turneut, përfshirë kërcënime me armë, pretendime për bomba në stadiume dhe tentativa për t’iu afruar yjeve të futbollit. Kapiteni i Argjentinës, Lionel Mesi, ishte një nga objektivat kryesorë. Para dy ndeshjeve të Argjentinës, policia mori sinjalizime për persona të armatosur dhe kërcënime për sulme me eksploziv në stadiume, duke detyruar aktivizimin e njësive antieksploziv dhe kontrolle të rrepta sigurie.

Edhe kapiteni i Portugalisë, Kristiano Ronaldo, u përfshi në raportet e sigurisë, pasi një person kërkoi informacione për vendndodhjen e tij, ndërsa një tifoz arriti të hynte në hotelin ku ishte akomoduar portugezi dhe tentoi t’i afrohej në ashensor. Ai u ndalua menjëherë nga policia. Presioni nuk kurseu as gjyqtarët. Arbitri francez Fransua Leteksier mori mbi 6 mijë mesazhe kërcënuese pas një ndeshjeje të Argjentinës, ndërsa zyrtarë të tjerë të FIFA-s dhe futbollistë u bënë objekt kërcënimesh dhe fushatash urrejtjeje në rrjetet sociale.

Sipas raportimeve, Botërori u shoqërua nga një operacion gjigant sigurie, me masa të jashtëzakonshme për mbrojtjen e futbollistëve, tifozëve dhe zyrtarëve. Dokumentet tregojnë se, pas spektaklit në fushë, autoritetet u përballën me një numër të lartë kërcënimesh, duke e bërë këtë një nga edicionet më të fortifikuara në historinë e Kupës së Botës.

Related Posts

Gati për Luksemburgun, Shqipëria zbret në fushë
Sport

Debutuesit kuqezi ndër vite, si ndryshon mosha e Kombëtares. Mitaj dhe Çepele për rekord

15/08/2026
VIDEO/ Realizon gol në fund, Laçi nderon Rizespor
Sport

VIDEO/ Realizon gol në fund, Laçi nderon Rizespor

15/08/2026
Immobile thotë mjaft, lë futbollin e luajtur
Sport

Immobile thotë mjaft, lë futbollin e luajtur

15/08/2026
Zyrtare, Inter bëhet me “krahë”, operacion 35 milionë euro
Sport

Zyrtare, Inter bëhet me “krahë”, operacion 35 milionë euro

15/08/2026
Cristian Shpendi në modë, Cesena vendos çmimin
Sport

Cristian Shpendi në modë, Cesena vendos çmimin

15/08/2026
Talenti i U17 të Shqipërisë e provon me të rriturit, prezantohet në klubin e ri italian – Balkanweb.com – News24
Sport

Talenti i U17 të Shqipërisë e provon me të rriturit, prezantohet në klubin e ri italian

15/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Besa e diasporës” – Ja mesazhi që i lanë protestuesit Edi Ramës

“Besa e diasporës” – Ja mesazhi që i lanë protestuesit Edi Ramës

16/08/2026
Fluks i lartë në dy pikat kufitare me Greqinë, mbi 23 mijë shtetas kalojnë Kakavijën dhe Qafë Botën

Fluks i lartë në dy pikat kufitare me Greqinë, mbi 23 mijë shtetas kalojnë Kakavijën dhe Qafë Botën

16/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al