Pas përmendjes së emrit të tij në përgjimet e antidrogës italiane, të përmendura në shtypin italian, si dhe pas kërkesës së kreut të opozitës drejtuar prokurorisë për arrestimin e Saimir Tahirit, ky i fundit ka lajmëruar një konferencë urgjente për shtyp sot rreth orës 16.30.
Ish ministri i Brendshëm ka patur disa reagime dhe lëvizje pas arrestimit të Moisi Habilajt në Itali, i akuzuar për trafik droge dhe armësh. Fillimisht ai u shpreh për dënim maksimal për klanin shqiptar të drogës, më pas kërkoi takim me kryeprokurorin Adriatik Llalla dhe pas pak do të dalë vetë përpara gazetarëve.









