• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dosja e kopsitur në SHBA, Lulzim Bashën nuk ka kush ta shpëtojë këtë herë

17/06/2019
Dosja e kopsitur në SHBA, Lulzim Bashën nuk ka kush ta shpëtojë këtë herë

Sot Prokurioria e Tiranës kishte thirrur kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në lidhje me lobimet në SHBA, me rreth një million dollarë. Shuma të mëdha parash këto të paguara nga kompani off-shore, ku personazhe ishin disa biznesmenë rus.

Financimi fillonte nga disa komopani në Edinburgh dhe më pas përfundonte tek lobimi i Nick Muzin, i cili në Departamentin Amerikan të Drejtësisë, deklaroi dy herë shumat e marra nga Lulzim Basha për lobim në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe në zyrën e presidentit Donald Trump. Por, mesa duket gjithçka ka qënë ilegale. Ka qënë një financim i fshehur, me para burimi i të cilave nuk dihet.

Ndërkohë, Lulzim Basha është përpjekur të shmanget, disa herë e ka quajtur politike, disa herë jo. Është përpjekur të sulmojë denoncuesit, por ka dështuar dhe ka dështuar me sukses.

Prokuroria pas dy vitesh, në në fund mundi të sigurojë nga SHBA , nga FBI-ja dhe nga institucionet e tjera përtej oqeanit, të gjitha detajet e një financimi prej 1 milion dollarë, shuma parash të cilave nuk iu dihet burimi.
Ndaj Lulzim Bashën nuk ka kush ta shpëtojë këtë herë. Nuk ka president që t’ja mbyllë çështjen. Nuk ka ish-kryeministër që mund ta bëjë këtë.

Luli është i vetmuar përballë Departamentit të Drejtësisë në SHBA dhe përballë FBI-së, e cila ka zbardhur një dosje të plotë, pas një hetimi të kryer në SHBA.

Pra, përtej asaj që thotë Lulzim Basha, se mund të jetë një akt politik nga qeveria, e gjithë çështja e ndërtuar, është thjeshtë dhe vetëm një dosje e ardhur nga SHBA-ja, ku është bërë lobimi dhe ku janë paguar paratë nga kompani lobiste. Vepër e pastrimit të parave, fshehje e financimit të tyre, apo shkeljen e ligjit, Lulzim Basha mund ta ketë bërë në Shqipëri, por gjithçka tjetër e ka bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dhe hetimi nuk është bërë aspak as nga Edi Rama dhe as nga hetuesit e tij politik apo nga sistemi i kapur i drejtësisë, por gjithçka është një dosje e kopsitur mirë nga përtej oqeanit.

Prandaj, sot më shumë se kurrë, Lulzim Bashën nuk ka kush ta shpëtojë. E, në rast se shumë vite më parë iu shpëtoi me procedurë disa hetimeve në lidhje me mbi 200 milion euro abuzime në Rrugën e Kombit, tashmë me dosjen e SHBA-ve, vështirë se ka proçedurë ta shpëtojë.

E në rast se do ketë ndonjë prokuror të “çmendur” që mund të tentojë ta shpëtojë apo gjykatës politik që mund t’i mbyllë dosjen Lulit, vështirë se amerikanët mund t’ia mbyllin atij atë.(CNA.al)

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al