• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Dosja e zezë’ e shqiptarit që u ekzekutua në Athinë, lëvizte me patinë elektrike dhe mbante jelek antiplumb

30/05/2021
‘Dosja e zezë’ e shqiptarit që u ekzekutua në Athinë, lëvizte me patinë elektrike dhe mbante jelek antiplumb

Një 32-vjeçar me origjinë shqiptare, i identifikuar nga autoritetet greke si Aristides Pappas, u ekzekutua pasditen e sotme në një kafene në Sepolia të Athinës. Ai ka një dosje voluminoze kriminale, të pasur me ngjarje dhe përfshirjen në bandat e trafikut të drogës. Ai qarkullonte me një patinë elektrike teksa mbante jelek antiplumb. Mediat greke zbulojnë se atentati i Pappas është një larje hesapesh mes bandave të trafikut të drogës në qendër të Athinës. Atentati i fundit iu bë në 26 shkurt të këtij viti nga dy persona që u arratisën me taksi. Mediat greke shkruajnë se Pappas ishte anëtari kryesor i një bande mafioze shqiptare, e cila në dy vitet 2007-2008 dyshohet se ishte përfshirë në 12 vrasje dhe 10 plagosje.

“32-vjeçari nga Shqipëria, i cili u ekzekutua sot në Athinë ka qenë akuzuar për përfshirje në një organizatë kriminale, grabitje dhe trafik droge.

Më 20 korrik 2007, individë të panjohur ishin përpjekur ta vrisnin në qendër të Athinës, ndërsa më 26 maj 2019, ai u qëllua në stacionin e Larissas duke u plagosur rëndë. Atentati i fundit iu bë në shkurt të këtij viti”, theksohet në artikull.

“Banda e parë, ku 32-vjeçari bënte pjesë përbëhej nga 9 shqiptarë dhe e dyta nga 5 shqiptarë” vijon më tej shkrimi. “Disa anëtarë të këtyre organizatave kriminale janë burgosur, ndërsa ata që mbetën jashtë po vazhdojnë “hakmarrjen” vrasëse” thuhet në artikull ndër të tjera.

Krimet ku ishte përfshirë shqiptari

Vrasja në 2008 në Keratsini

Vrasja e trefishtë në Kolonos në vitin 2007

Vrasje e dyfishtë në Athinë në 2007

Vrasje në një kafene në Keratsini në vitin 2008

Vrasje në vitin 2008, trupi u gjet në një zonë pyjore

Vrasje në vitin 2008 në Athinë

Vrasje e trefishtë në një kafene në 2008 në Agios Panteleimon

10 raste vrasjesh të mbetura në tentativë

Related Posts

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025
Endri Shabani betohet si Avokat i Popullit, i jep puthje deputetëve të PD-së
Kryesore

Endri Shabani betohet si Avokat i Popullit, i jep puthje deputetëve të PD-së

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

20/12/2025

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al