• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dosja për “Tinin e Monës” nga Delvina/ Denoncon nëna: Jam kërcënuar nga familjare të personit që më kërkoi para për lirinë e djemve

18/05/2022
Lista e kandidatëve të PS-së për Këshillin Bashkiak të Delvinës (Emrat)

Familja Ruçi nga Delvina është bërë sërish objekt i hetimeve të policisë. Fillimisht dy djemtë e familjes Aleksandër e Klaudion u arrestuan si autorë të dyshuar të goditjes për shkak të detyrës të punonjësve te shtrimit të linjës së ujësjëllësit në Delvinë dhe shkatërrimit të makinës së tyre.

Në të njëjtën ditë, nëna e tyre, Hamide Ruçi denoncoi se një nga këta punonjës e kishte dhunuar atë, ndaj dhe kishte nisur konflikti me djemtë.

Ditë më pas Prokuroria dhe Gjykata e Sarandës, pavarësisht akuzave të rënda dhe precedentëve të shumtë të Aleksandrit, i liroi dy të rinjtë nga qelia.

Por familja Ruçi akuzoi se për lirinë e djemve, Englentin Çuni, një 44-vjecar nga Delvina i njohur si “Tini i Mones”, i kishte kërkuar para me argumentin se “kishte ndërhyrë në prokurori për lirimin e djemve”.

Çuni u arrestua nga policia në flagrancë, duke marrë nga familja Ruçi një sasi prej 200 mije lekësh të reja të cilat i kërkonte për “ndërhyrjen” në prokurori.

Edhe pse policia në komunikatën ditore e quajti një mashtrim te Çunit pretendimin e tij se kishte ndërhyrë për lirimin e vëllezërve, 66-vjeçarja Hamide Ruçi në reagimet e saj në Facebook shkruante: “ka akoma po me radhë 6 milion po 2 i mori ditën e arrestimit ky është sekseri ka më të mëdhenj po me radhë historia vazhdon”. Ditën e djeshme megjithatë në Komisariatin e Delvinës është paraqitur sërish Hamide Ruçi.

Ajo ka denoncuar se është kërcënuar me fjalë nga familjare të të arrestuarit Englentin Çuni. Pas denoncimit të saj, Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Kanosja”, në ngarkim të shtetases S. Çuni, 37 vjeçe, banuese në Delvinë, pasi ka kanosur me fjalë shtetasen Hamide Ruçi, 66 vjeçe, banuese në Delvinë.

Related Posts

Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit
Kryesore

Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit

26/07/2026
Ngjarja horror në Roskovec, gazetari: Rozalinda pa live vrasjen e prindërve, ish-i fejuari i saj e ka dhunuar vazhdimisht
Kryesore

Ngjarja horror në Roskovec, gazetari: Rozalinda pa live vrasjen e prindërve, ish-i fejuari i saj e ka dhunuar vazhdimisht

25/07/2026
Ish-deputetja e PS për Ramën: Njerëzve që e humbin lidhjen me tokën, vendin e tyne dhe natyrën, nuk mund t’u zihet besë
Kryesore

Ish-deputetja e PS për Ramën: Njerëzve që e humbin lidhjen me tokën, vendin e tyne dhe natyrën, nuk mund t’u zihet besë

25/07/2026
Përfshihet nga flakët mali i Çipinit në Vlorë
Kryesore

Përfshihet nga flakët mali i Çipinit në Vlorë

25/07/2026
Zjarr në Lazarat
Kryesore

Zjarr në Lazarat

25/07/2026
Reforma territoriale: Më pak kryetarë, më shumë zhvillim
Blog

Reforma territoriale: Më pak kryetarë, më shumë zhvillim

25/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Boks/ Bie Prenga, Joshua fiton në duelin historik

Boks/ Bie Prenga, Joshua fiton në duelin historik

26/07/2026
Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit

Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit

26/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al