• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dosja ‘Toyota Yaris’, Lulzim Basha shkon në Prokurori për t’u marrë në pyetje (FOTO)

25/07/2019
Dosja ‘Toyota Yaris’, Lulzim Basha shkon në Prokurori për t’u marrë në pyetje (FOTO)

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është paraqitur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku pritet që të pyetet për çështjen e Toyota Yaris.

Bëhet me dije se gjatë dëshmisë së liderit demokrat në Prokurori, do të jenë prezentë edhe prokurorë belgë.

Më herët kryetari i opozitës ishte shprehur i gatshëm për të ndihmuar me informacionet që disponon në zbardhjen e lidhjeve kriminalo-politike, në aferën e pastrimit të miliona eurove, me garanci politike të përfaqësuesve më të lartë të kupolës së Rilindjes.

Basha ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet belge dhe ka qenë në prite të rakordimit për mënyrën e bashkëpunimit. Prokurorët belgë që po merren me hetimin e kësaj çështjeje, kanë ardhur në Tiranë për të marrë në pyetje kreun e PD.

Lulzim Basha ka akuzuar publikisht se për futjen e 3.4 milionë eurove në automjetin e “Toyota Yaris”, është i përfshirë deputeti Taulant Balla, Ulsi Manja dhe Jurgis Çyrbja. Si pasojë e kësaj, kreu i PD është thërritur në Prokurori për nxjerrje të sekretit hetimor.

Më 23 tetor 2018, Basha u shpreh se Prokuroria kishte kërkuar dëshminë e tij për nxjerrjen e sekretit shtetëror për sa i përket futjes së parave të krimit me “Toyota Yaris”. Ky veprim sipas tij dëshmon se deklaratat publike për përfshirjen e Taulant Ballës në këtë çështje janë të vërteta.

Më tej, Basha do të shtonte se në këtë çështje “janë të përfshirë edhe Ulsi Manja dhe Jurgis Çyrbja”. “Prokuroria ka prova të mjaftueshme për të kërkuar menjëherë arrestimin e Taulant Ballës, por e kapur nga pushteti kriminal i Edi Ramës, prokuroria po i kalon lidhjet e pushtetarëve me krimin si sekret shtetëror”, tha atë kohë Basha.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ 7 gola dhe 1 asist, Muçi mahnit Turqinë, a do të ftohet nga Sylvinho?

VIDEO/ 7 gola dhe 1 asist, Muçi mahnit Turqinë, a do të ftohet nga Sylvinho?

23/12/2025
“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al