• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Drama e emigracionit, Gjirokastra është qarku me më pak të papunë në Shqipëri

20/12/2023
Me doza kanabisi gati për shitje, 4 persona të ndaluar në Gjirokastër

Sipas shifrave zyrtare të INSTAT, në vitin 2022, forcat e punës në Shqipëri numërojnë rreth 1.45 milion persona, të cilët përfaqësojnë popullsinë aktive të përbërë nga të punësuarit dhe të papunët në vend. Referuar “Vjetarit Rajonal Statistikor”, shkalla më e lartë e pjesëmarrjes në forcat e punës është regjistruar në qarkun e Korçës me 69.6%, pasuar nga Elbasani me 69.3 % dhe Berati me 69.1%. Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës hedh dritë mbi potencialin e ekonomisë së një vendi për të angazhuar popullsinë në veprimtari produktive.

Nga ana tjetër, shkalla më e ulët e pjesëmarrjes në forcat e punës është regjistruar në qarkun e Lezhës dhe të Dibrës me 53% dhe 56.5% përkatësisht, ndërkohë që mesatarja për vendin është 62.4%. Nisur nga grafiku shohim se përveç Lezhës, Dibrës dhe Tiranës, të gjithë qarqet e tjera regjistrojnë një shkallë të pjesëmarrjes në forcat e punës më të lartë se mesatarja kombëtare. Krahasuar me vitin 2021, ky tregues është rritur pothuaj në të gjitha qarqet me përjashtim të Gjirokastrës.

Por si paraqitet shkalla e punësimit sipas qarqeve? Nga të dhënat e përpunuara, raporti i të punësuarve të moshës 15 vjeç e lart ndaj popullsisë të së njëjtës moshë është 55.5% në vitin 2022. Shkalla më e lartë e punësimit është regjistruar në qarkun e Beratit me 64.6%, ndjekur nga qarku i Elbasanit me 64.4%. Pra, shkalla më e lartë e punësimit është regjistruar në ato qarqe që kanë edhe pjesëmarrjen më të lartë në forcat e punës. Shkalla më e ulët regjistrohet në qarkun e Lezhës me 41.0% dhe të Dibrës me 46.4%. Në Lezhë, Dibër, Tiranë dhe Vlorë shkalla e punësimit është më e ulët se mesatarja kombëtare. Krahasuar me vitin 2021, shkalla e punësimit është rritur pothuaj në të gjitha qarqet përveç Gjirokastrës.

Referuar të dhënave të raportit, në vitin 2022, kishte rreth 160 mijë njerëz të papunë në Shqipëri, që është e barabartë me 10.9% të forcës së punës gjithsej. Shkalla më e ulët e papunësisë është regjistruar në qarkun e Gjirokastrës me 3.5% dhe Kukësit 4.9%, ndërsa ajo më e larta është regjistruar në Lezhë me 22.7%, Dibër me 17.8% dhe Vlorë me 15.3%. Krahasuar me vitin 2021, papunësia vihet re të jetë rritur në qarkun e Dibrës, Elbasanit, Kukësit, Lezhës dhe Tiranës.

Related Posts

Mos ia hiqni Albin Kurtit meritat për protestat në Tiranë
Kryesore

Mos ia hiqni Albin Kurtit meritat për protestat në Tiranë

21/06/2026
Kryesore

Deputeti i Vlorës: Qeverinë tonë dimë ta kritikojmë edhe vetë. Unë zgjedh Shqipërinë e fortë, jo revolucionin

21/06/2026
Spiropali sfidon Ramën: Po, do ta kemi marrëveshjen për Shqipërinë e re. PS duhet të mbledhë mendjen dhe të vetëpastrohet
Kryesore

Spiropali sfidon Ramën: Po, do ta kemi marrëveshjen për Shqipërinë e re. PS duhet të mbledhë mendjen dhe të vetëpastrohet

21/06/2026
Protestat, Ministri i Brendshëm për shqiptarët nga Kosova e Maqedonia: Jeni të mirëpritur, por kursejini vetes refrenin e dobët të emigrantit me biletë vetëm vajtje
Kryesore

Protestat, Ministri i Brendshëm për shqiptarët nga Kosova e Maqedonia: Jeni të mirëpritur, por kursejini vetes refrenin e dobët të emigrantit me biletë vetëm vajtje

21/06/2026
Rama: Mediat e kanë ekzagjeruar pak, Shqipëria nuk mund të konkurrojë Italinë në turizëm
Kryesore

Rama: Kontrata ime e pazgjidhshme me shqiptarët mbaron në maj 2029

21/06/2026
Kryesore

Ndjekje si nëpër filma në Ksamil, i kërkuari nga SPAK çau rrethimin dhe përplasi 2 makina të policisë gjatë tentativës për arratisje

21/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mos ia hiqni Albin Kurtit meritat për protestat në Tiranë

Mos ia hiqni Albin Kurtit meritat për protestat në Tiranë

21/06/2026

Deputeti i Vlorës: Qeverinë tonë dimë ta kritikojmë edhe vetë. Unë zgjedh Shqipërinë e fortë, jo revolucionin

21/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al