• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Drama e shpopullimit të frikshëm/ Shqipëria i “ha” fëmijët e saj

18/08/2023
Raporti tronditës, ja çfarë do të ndodhë me popullsinë e Shqipërisë

Nga Ardi Stefa

Shpopullimi: Pse të rinjtë shqiptarë po emigrojnë?

Cili vend mund të jetë optimist për të ardhmen e tij kur të rinjtë i kthejnë shpinën dhe vendosin të largohen?

Fatkeqësisht, pas emigrimit masiv në fillim të viteve ’90 në Evropë, deri edhe në Australi, kryesisht nga një pjesë e arsimuar mesatarisht ose të paparsimuar; këto 10 vitet e fundit për të dytën here në historinë e saj moderne, Shqipëria po përballet me një valë masive emigrimi të rinisë së saj. Dhe jo vetëm. Kësaj here nuk janë më të paarsimuarit, punëtorët e krahut, që ishin vala e pare e emigrantëve, por janë ekselenca, të rinjtë e arsimuar mire, që kanë një vision apo edhe ëndrra për të ardhmen. Kryesisht janë ata që dëshirojnë të studiojnë mjekësinë, degët e inxhierive dhe IT.

Sipas disa shifrave, 20% e të rriturve (280.000 në totalin e popullsisë) kanë vendosur të largohen, në këto 10 vite 2013-2023 mbi 110.000 maturantë ekselentë kanë aplikuar për të studiuar në universitete jashtë Shqipërisë. (Shumica e tyre as që do të kthehen më në Shqipëri. 50% e prindërve tashmë janë ose do të përballen me largimin e fëmijëve të tyre, ndërsa 63% e të rinjve që largohen janë nisur jashtë vendit dhe 30 % migrojnë Brenda Shqipërisë. Po ashtu përqindja e prindërve, të cilët dërgojnë fëmijët jashtë shtetit për studime dhe aë përgatiten t’i ndjekin, pvrësisht një lloj jetese të mirë e një frë mirëqenueje që kanë këtu sa vjen e shtohet , duke e bërë problemin edhe më të mprehtë. Përqindja më e madhe është në zonat rurale, të ndjekura nga zonat gjysmë urbane dhe në fund ato urbane.

Shtrenjtësia, mungesa e perspektivës, vështirësitë financiare dhe papunësia në profilin e studimieve të tre, janë identifikuar si shkaktarët kryesorë.

Studimet tregojnë, se pavarësisht cilësisë së arsimit në Shqipëri, “brezi i ri ka nivelin më të lartë arsimor në krahasim me brezat e mëparshëm (megjithë ikjen e trurit- brain drain, jashtë vendit) dhe në të njëjtën kohë ka normat më të larta të papunësisë si përsa i përket moshave më të vjetra sesa në vendet e tjera të BE-së”, ndërkohë që rënia spektakolare e fuqisë punëtore të të rinjve si dhe largimi jashtë vendit i të rinjve shumë të kualifikuar është në nivele shqetësuese.

Nëse mendojmë se cilat janë kushtet bazë për të krijuar, jetuar dhe prosperuar rinia jonë, do të zbulojmë se kjo qeveri nuk ka lënë asgjë në këmbë!

Kur të rinjtë duhet të përballen me shtrenjtësinë e madhe në nevojat elementare të jetesës, qiratë e papërballueshme dhe xhunglën e punës me pak vende pune, paga të pamajaftueshme, sigurime minimale edhe për ata sektorë, të cilët duhet të kishin sigurime të barabarta si në shtet (p.sh. mësuesit në shkollat private) orare fleksibël, punën jashtë orarit të papaguar, shpërbërjen e lirive që njeh “ligji”, është e sigurt që ata kanë asnjë bazë e garantuar për të bërë plane, ëndrra, familje. Sistemi prodhues dhe ekonomik i vendit tonë nuk ofron një numër të mjaftueshëm të vendeve të punës me kualifikim të lartë. Dhe nëse disa nga të rinjtë tanë mbijetojnë me ndihmën e familjeve të tyre dhe janë të dërrmuar nga realiteti i ashpër, atëherë ata duhet të përballen me një mori problemesh që lidhen me shëndetin, arsimin, pavlefshmërinë, shkurtimin e lirive demokratike, korrupsionin dhe kalbëzimin në maksimum, nivelet shtetërore, brutalitetin e disproporcional të policisë si edhe çështjen serioze të sigurisë individuale dhe kolektive.

Pasiguri në sektorin e shëndetësisë me një shëndetësi falas shumë të shtrenjtë. Arsimi me mijëra probleme jo vetëm nga cilësia, por edhe nga tekstet, por edhe nga siguria që u jep të rinjve për të investuar dijet e tyre në Shqipëri.

Arsimi privat i kthyer në biznes, me mësues që keqtrajtohen në paga, shpërblime e sigurime, sikur të ishin punëtorë krahu, në shkelje flgrnte me ligjin. Dhe shteti e sheh këtë gjë dhe nuk ndërhyn, duke lejuar evazion fiskal.

Reduktimi i financimit të universiteteve, miratimi arbitrar i një ligji antidemokratik që kërkon që pas përfundimit të studimeve “mjekët e rinj” të qëndrojnë në Shqipëri për 5 vite.

Shtyrja e studentëve me qëllim dhe sipqs një ligji klientelist drejt universiteteve private, ku pushtetarët e ligjvënësit janë aksionerë e pronarë 100%.

Punësimi në poste kyçe të militarëve e patronazhistëve, me kualifikime të dyshimta ose pa kualifikime, apo emërime në sektorin publik me procedura jotransparente.

Të rinjtë tanë mendojnë se nuk jetojnë në një vend të lirë normal demokratik sepse mediat janë zëdhënëse të qeverisë, opozita, e cila duhet të ishte zëri i tyre zihet me veten, vendi nuk ka pluralizëm, opinioni publik manipulohet me gënjeshtra, skandalet pasojnë njëri- tjetrin; “të fortët” bëjnë çfarë u do qejfi dhe nuk u hyn asnjë gjemb në këmbë.

Të rinjtë shohin moshatrët e tyre të punojnë disa muaj në shtëpi bari në Spanjë e Angli e të kthehen milionerë, të qarkullojnë me makina të shtrenjta, xhepat plot e vajza të bukura.

Dhe shpresa e tyre vdes.

Çdo ditë mësojmë për ndonjë skandal që lidhet me korrupsionin e zyrtarëve publikë, shkeljen e ligjit kur bëhet fjalë për individët, mbështetjen e qarqeve të pista. Imazhi i vendit po rrëshqet ndërkombëtarisht.

Transparency International na shtyn poshtë e më poshtë në rankimin e saj, duke tregur një rrëshipte të rrezikshme drejt autoritrizmit.

Dhe të rinjve tanë u ka ngordhur nervi i protestës, sepse u ka ngordhur e u është vrarë nervi i shpresës, teksa shohin pandëshkueshmërinë në apoteozë dhe po në apoteozë sistemin e vlerave të gënjeshtërta dhe mungesën e shpresës.

Shqipëria, fjalë për fjalë dhe figurativisht i “ha” fëmijët e saj.

Papunësia, varfëria, mungesa e shpresës, perspektiva e zymtë, korrupsioni galopant, arroganca e vërtetojnë se qeveria nuk mund të garantojë as sigurinë minimale të qytetarëve të saj.

Rinia jonë frikën që ndjen, fatkeqësisht nuk e kthen në zemërim dhe revoltë. Ndihet e braktisur nga të gjithë. Nga prindërit, shteti, shoqëria, pozita e opozita.

Atëherë, pse duhet të qëndrojnë në Shqipëri?

Si prindër, si mësues, si të rritur, në gjithë këto vite dështuam t’u tregojmë me betejat tona se duam të jemi bashkëudhëtarë të tyre dhe t’u japim me votën tonë mundësinë një shoqërie e qeverie progresive që do t’u japë stimujt dhe kuadrin e sigurimeve shoqërore që ata kanë nevojë.

Dështuam të ishim të angazhuar të godisnim korrupsionin dhe arbitraritetin; dështuam të luftonim për rritjen e pagës minimale, të forconim profesionistët, të rikuperonim punën dinjitoze, të krijonim më shumë vende të reja të pune dhe shpërblimin e mirë, për t’i motivuar të rinjtë.

Dështuam t’i jepnim përgjigje problemit serioz demografik të vendit me mbështetjen për nënën dhe fëmijën dhe me një politikë të re strehimi për çiftet e reja.

Dështuam në sistemin shëndetësor, që mjekët specialistë t’i kishim këtu, e të mos shisnim shtëpinë për një oporacion të thjeshtë në privat. Dështuam që mjekët e infermierët t’i paguanim me rroga rë mira dhe forcimin e infrastrukturës mjekësore.

Dështuam në ndërtimin e një sistemi arsimor të së ardhmes, që i përshtatet një shteti të zhvilluar modern me theks në përgatitjen për epokën e re digjiitale dhe përballjen me një botë që ndryshon me shpejtësi.

Dështuam në ndërtimin e një shteti të drejtë p korrupsion e mitmarrje, dështuam në krijimin e e besimit qytetar-shtet me një shtet të drejtë, të fortë dhe efikas.

Dështuam në vendosjen e një drejtësie të re, të paanshme e të vërtetë, e cila të mos ishte shërbëtore e krimit dhe të paguhej nga krimi.

Dështuam në konsiderimin dhe trajtimin e kulturës dhe traditës sonë si elementin më të lartë të identitetit tonë.

Dështuam të kuptonim që të mirat publike si uji do t’i përkasin shoqërisë.

Dështuam të kuptonim që lufta e përpjekjet tona të bëhen për fëmijët tanë, për një vend që do t’i përqafojë, do t’i respektojë dhe do t’u ofrojë horizontin e planeve dhe ëndrrave.

Prandaj rinia jonë braktis Shqipërinë dhe ne, pavarësisht retorikës, jemi të paaftë t’i ndalojmë.

Thjesht edhe për shumë e shumë vite do të ulim kokën!

Related Posts

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Cristiano Ronaldo investon në privatësi, klubi ekskluziv që ndalon telefonat dhe rrjetet sociale

Cristiano Ronaldo investon në privatësi, klubi ekskluziv që ndalon telefonat dhe rrjetet sociale

18/12/2025
Conference League/ Humbje të ëmbla për skuadrat shqiptare, Shkëndija dhe Drita në Play Off (Video)

Conference League/ Humbje të ëmbla për skuadrat shqiptare, Shkëndija dhe Drita në Play Off (Video)

18/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al