• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Drejtonin grupin kriminal të drogës, arrestohen dy vëllezërit shqiptarë në Itali, në pranga dhe kushëriri (EMRAT)

17/02/2023
Drejtonin grupin kriminal të drogës, arrestohen dy vëllezërit shqiptarë në Itali, në pranga dhe kushëriri (EMRAT)

Dy vëllezërit shqiptarë Gramoz dhe Klaudian Karina u arrestuan nga Policia italiane, pasi akuzohen për trafik lëndësh narkotike. Vëllezërit ishin drejtues të një grupi i cili ishte i shpecializuar në blerjen dhe shitjen e kokainës, marijuanës dhe heroinës.

Në pranga, ka rënë edhe kushëriri i tyre Julian Sufali, 33 vjeç, si dhe 36 vjeçari rumun Costantin Dorel Barbu, i cili bënte transportin jashtë rajonit. Gjithashtu u arrestua edhe një 38-vjeçar shqiptar banues në Asti që ishte klient i grupit dhe dy shtetas marokenë të moshës 32 dhe 42 vjeç.

Hetimet kanë nisur që në janar të vitit 2021 kur një grua u arrestua në Carugate pasi iu gjetën 4 kilogramë heroinë dhe 2 kilogramë kokainë, të cilën e kishte për të furnizuar “eprorët” e saj. Pas arrestimit të saj, karabinierët kishin dyshime për furnizues droge në qytetin milanez, që kishin në dorë sasi të mëdha lënde narkotike.

Ata arritën ta lokalizonin banesën e dy vëllezërve shqiptarë, të shndërruar tashmë në një rafineri artizanale në të cilën ndodhej gjithçka qe duhej për përpunimin e drogës dhe përgatitjen e dozave të kokainës. Këto doza më pas shpërndaheshin në sheshet kryesore në qytete të ndryshme të Italisë veriore.

Për transportin e drogës, kujdesej Sufali me një mjet tip Golf, për dërgesat brenda zonës, dhe shtetasi rumun për ato jashtë rajonit. Karabinierët arritën të sekuestronin 40 kg drogë përfshirë hashash, marijuanë, kokainë dhe herionë, si edhe 77 mijë euro. Kur u kryen arrestimet hetuesit gjetën gjithashtu edhe 166 mijë euro të tjera. Një nga të arrestuarit, 32-vjeçari maroken, me banim në Rozzano, bëri sikur nuk ndodhej në shtëpi kur mbërriti policia, por më pas u dorëzua.

Related Posts

Drejtoresha e Kadastrës rrëzon kreun e KLSH: S’ka pengesë për auditim, pretendimet janë të pavërteta
Kryesore

Drejtoresha e Kadastrës rrëzon kreun e KLSH: S’ka pengesë për auditim, pretendimet janë të pavërteta

15/07/2026
30 mijë leje qëndrim në tre vjet, Gjermania po bëhet parajsa e re e shqiptarëve
Lajme

Shifrat tronditëse: 1.8 milionë më shumë u larguan sesa u kthyen në Shqipëri që nga 1990

15/07/2026
Flet gruaja e serbit që “u thith” nga ajri në avionin e Ryanair: Na ndihmoi shumë një shqiptar!
Lajme

Flet gruaja e serbit që “u thith” nga ajri në avionin e Ryanair: Na ndihmoi shumë një shqiptar!

15/07/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Rritet sërish çmimi i naftës, shkon drejt 200 lekë/litri

15/07/2026
Amnistia, lirohet nga burgu “pastruesja e 500 mijë Eurove” në tubin e aspiratorit
Kryesore

Amnistia, lirohet nga burgu “pastruesja e 500 mijë Eurove” në tubin e aspiratorit

15/07/2026
Klodian Braho: Më vjen mirë që SPAK nuk është i pëlqyeshëm nga politika. Kjo do të thotë se po e bën punën mirë!
Kryesore

Klodian Braho: Më vjen mirë që SPAK nuk është i pëlqyeshëm nga politika. Kjo do të thotë se po e bën punën mirë!

15/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Fituan 1,1 milionë euro, por porta u bë problem: Portieri i Kombëtares del në stërvitje me një ekip të ri

Fituan 1,1 milionë euro, por porta u bë problem: Portieri i Kombëtares del në stërvitje me një ekip të ri

15/07/2026
UEFA Conference League/ AF Elbasani dhe Dinamo City luajnë të enjten aktin vendimtar të raundit të parë kualifikues

UEFA Conference League/ AF Elbasani dhe Dinamo City luajnë të enjten aktin vendimtar të raundit të parë kualifikues

15/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al