• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Drita e Ballkani nuk lejojnë befasi, Gjilani triumfon në ‘Zahir Pajaziti’

18/03/2026
Drita e Ballkani nuk lejojnë befasi, Gjilani triumfon në ‘Zahir Pajaziti’

Tri ndeshje e sotme të javës së 25-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll kanë sjellë ndeshje interesante, ku në dy sosh fitoreve iu gëzuan skuadrat mysafire. Lideri i renditjes, Ballkani nuk ka lejuar befasi, duke shënuar fitore ndaj skuadrës së fundit në renditje, Prishtinës së Re, me rezultat minimal, 1:0. Golin e vetëm në këtë përballje e realizoi Blerat Tolaj në minutën e 68-të, duke i siguruar skuadrës nga Suhareka tri pikë që e mbajnë në krye të renditjes, me 45 pikë, po aq sa ka edhe skuadra kampione në fuqi Drita, në pozitën e dytë. Kampionët shënuan fitore para tifozëve të vet në duel me Dukagjinin, me rezultat 2:1. Besnik Krasniqi kaloi vendasit në epërsi në minutën e 18-të. Mysafirët barazuan para përfundimit të pjesës së parë përmes Hekuran Berishës, mirëpo golin e fitores për Dritën e shënoi Veton Tusha, në minutën e 64-t.

Ndërkohë, Gjilani ka regjistruar fitore të rëndësishme 3:2 në udhëtim ndaj Llapit, duke u ngjitur në pozitën e tretë në tabelë. Oltion Bilalli realizoi për epërsinë fillestare në “Zahir Pajaziti”, ndërsa Llapi barazoi me Edon Sadriun. Në pjesën e dytë, Senad Jaroviq shënoi nga penalltia për 2:1, ndërsa Blerind Morina realizoi një gol të bukur për 3:1. Llapi arriti të ngushtojë epërsinë me golin e Muhamet Hysenit nga penalltia, në minutën e 82-të, por nuk pati forcë për të barazuar shifrat. Pas kësaj xhiroje, Gjilani ka 39 pikë dhe renditet i treti, ndërsa Llapi mbetet në pozitën e shtatë, por i rrezikuar për rënie nga elita.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

“Interi mund ta humbasë titullin vetëm nëse rikthen Inzaghin”, godet Cassano
Sport

“Interi mund ta humbasë titullin vetëm nëse rikthen Inzaghin”, godet Cassano

18/03/2026
VIDEO/ Thriller në Ballsh, Vllaznia i falet një autogoli ndaj Bylisit
Sport

Nga “xhol” në titullar, Dodaj përfiton nga situata e Kastratit për të rimarrë vendin te Vllaznia

18/03/2026
Elbasani me të huaj, bast për “big”-ët e Superiores
Sport

Elbasani pret stadiumin plot, kërkon të mbushë përsëri tribunat me femra

18/03/2026
Lojtari “i jep duart” Tiranës, zyrtarizohet largimi
Sport

Tabeku-Xhixha, Tirana merr përgjigjen për dy sulmuesit në marshimin drejt 9 pikëve

18/03/2026
Elbasani me të huaj, bast për “big”-ët e Superiores
Sport

Elbasani pret stadiumin plot, kërkon të mbushë përsëri tribunat me femra

18/03/2026
Boniek i drejtëpërdrejtë: Disfata me Shqipërinë do sillte tërmet, jam i bindur
Sport

Boniek i drejtëpërdrejtë: Disfata me Shqipërinë do sillte tërmet, jam i bindur

18/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drita e Ballkani nuk lejojnë befasi, Gjilani triumfon në ‘Zahir Pajaziti’

Drita e Ballkani nuk lejojnë befasi, Gjilani triumfon në ‘Zahir Pajaziti’

18/03/2026
Prishet miqësia mes Selin dhe Mateos: Ke rënë brenda me këmbët e tua!

Prishet miqësia mes Selin dhe Mateos: Ke rënë brenda me këmbët e tua!

18/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al