• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Elbasani pret stadiumin plot, kërkon të mbushë përsëri tribunat me femra

18/03/2026
Elbasani me të huaj, bast për “big”-ët e Superiores

Për të rritur edhe më shumë mbështetjen ndaj ekipit, drejtuesit e klubit të Elbasanit pritet të ndërmarrin një nismë të veçantë: dhurimin e biletave falas për femrat në ndeshjet që do të zhvillohen në “Elbasan Arena”.

Kjo iniciativë synon jo vetëm të shtojë numrin e tifozëve në stadium, por edhe të rikthejë një traditë të veçantë që ka dalluar historikisht tifozërinë elbasanase. Elbasani njihet për një traditë unike në futbollin shqiptar – praninë e madhe të femrave në shkallët e stadiumit. Shumë tifozë kujtojnë me nostalgji periudhën kur ekipi i qytetit, nën drejtimin e presidentit të ndjerë Arben Laze, dominonte futbollin shqiptar.

Në atë kohë, në stadiumin “Ruzhdi Bizhuta” ishte e zakonshme që të paktën 500 femra të ishin të pranishme në çdo ndeshje, ndërsa në disa raste numri i tyre arrinte deri në 2000, një rekord që sot duket pothuajse i pabesueshëm.

Kjo nismë pritet të zbatohet që në ndeshjen e radhës ndaj Egnatias, një përballje direkte dhe mjaft e rëndësishme për objektivat e sezonit. Klubi synon që atmosfera në “Elbasan Arena” të jetë sa më e zjarrtë dhe mbështetja nga tribunat të bëjë diferencën në një duel që mund të ndikojë ndjeshëm në garën për titull.

Drejtuesit synojnë që kjo të mos mbetet një iniciativë e përkohshme, por të shndërrohet në një traditë të re për ndeshjet në vijim, duke afruar gjithnjë e më shumë familjet dhe sidomos vajzat e gratë pranë ekipit. Një stadium më i mbushur dhe më gjithëpërfshirës konsiderohet si një nga elementët kyç për suksesin e skuadrës në fazën vendimtare të kampionatit.

Related Posts

Shqipëri-San Marino / Kombëtarja përgatitet për ndeshjen e 6 tetorit, ka ndryshime në listë
Sport

Shqipëri-San Marino / Kombëtarja përgatitet për ndeshjen e 6 tetorit, ka ndryshime në listë

04/10/2026
Sfida më e rëndësishme, zyrtarizohen edhe lojtarët që përfundojnë në tribunë te Kosova
Sport

Sfida më e rëndësishme, zyrtarizohen edhe lojtarët që përfundojnë në tribunë te Kosova

04/10/2026
“Mrekullitë” e futbollit shqiptar, faza e katërt dhuron shifra jashtë normales për katër ekipet që mbyllin Superioren
Sport

Tirana tronditet para derbit, vendim drastik për të ardhmen e bardhebluve

04/10/2026
“Ronaldo, ikona më e madhe e kombëtares”, Bruno Fernandes për largimin e CR7: Kam folur me të
Sport

“Ronaldo, ikona më e madhe e kombëtares”, Bruno Fernandes për largimin e CR7: Kam folur me të

04/10/2026
Kemi pasur mjaftueshëm kohë për t’u përgatitur, duam fitoren ndaj Ukrainës – Balkanweb.com – News24
Sport

Kemi pasur mjaftueshëm kohë për t’u përgatitur, duam fitoren ndaj Ukrainës – Balkanweb.com – News24

04/10/2026
FOTO/ Ngjyrat kuqezi “pushtojnë” Finlandën, gazetarja shqiptare shkëlqen në Helsinki – Balkanweb.com – News24
Sport

FOTO/ Ngjyrat kuqezi “pushtojnë” Finlandën, gazetarja shqiptare shkëlqen në Helsinki

04/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Aksident i rëndë në Greqi, dy shqiptarë humbin jetën (Emrat)

05/10/2026
Aksident në Ksamil, plagoset i riu (Emri)

Aksident në Ksamil, plagoset i riu (Emri)

05/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al