• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Drita merr fitoren e tretë radhazi, Curri debuton me fitore te Gjilani

18/10/2025
Drita merr fitoren e tretë radhazi, Curri debuton me fitore te Gjilani

Drita e ka vazhduar formën pozitive në Superligën e Kosovës, duke arritur fitoren e tretë radhazi, ndërsa Debatik Curri ka debutuar me sukses në drejtim të Gjilanit. Dy skuadrat gjilanase dolën fituese në ndeshjet e para të javës së 8-të të elitës, që u rikthye pas pushimit të ndeshjeve të kombëtareve.

Kampionia në fuqi, Drita, triumfoi në shtëpi ndaj Malishevës, me rezultat 2:1. Pas një pjese të parë pa gola, gjilanasit kaluan në epërsi në minutën e 67-të, kur Besnik Krasniqi u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke realizuar golin e tretë personal në këtë edicion dhe të 37-in me fanellën e Dritës, pasi paraprakisht portieri i mysafirëve, Flamur Gashi shkaktoi ndërhyrje të palejueshme ndaj Arb Manajt gjatë një dyluftimi në ajër për top. Malisheva arriti të barazojë përkohësisht me anë të sapofuturit në lojë, Xhemajl Ibishit në minutën e 81-të, i cili shënoi me kokë pas një devijimi të mbrojtësit Egzon Bejtullai. Por, vetëm pak minuta para fundit, Albert Dabiqaj përfitoi nga një asistim i Liridon Balajt dhe shënoi golin e fitores për Dritën. Me këtë fitore, skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani arrin në kuotën e 14 pikëve dhe ngjitet në pozitën e katërt të renditjes, me një ndeshje më pak të zhvilluar, ndërsa Malisheva mbetet me 10 pikë pas dy humbjeve radhazi.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar të shtunën, Gjilani mori fitore të vlefshme në udhëtim ndaj Prishtinës së Re, me rezultat minimal 1:0, në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan. Kjo ishte ndeshja e parë për trajnerin e ri të kuqebardhëve, Debatik Curri, i cili debutoi me fitore në bankinën e skuadrës gjilanase. Golin e vetëm të takimit e realizoi sulmuesi Senad Jaroviq në minutën e 83-të. Fillimisht, gjyqtari Dardan Çaka e anuloi golin për pozitë jashtë loje, por pas rishikimit të situatës në VAR, vendosi që goli të njihej si i rregullt. Në pjesën e parë, Gjilani kishte pretendime për penallti pas një prekjeje me dorë në zonë nga një mbrojtës i Prishtinës së Re, por pas rishikimit në VAR, vendimi mbeti i pandryshuar.

Fitorja ndaj Prishtinës së Re i dha fund serisë prej tri humbjeve të njëpasnjëshme të Gjilanit, ndërsa skuadra vendase e ka thelluar krizën, duke regjistruar humbjen e katërt në pesë ndeshjet e fundit. Pas këtyre rezultateve, Gjilani ka 10 pikë, ndërsa Prishtina e Re mbetet në vendin e fundit me 7 pikë pas nëntë ndeshjeve të zhvilluara.

© BalkanWeb

Related Posts

“Mrekullitë” e futbollit shqiptar, faza e katërt dhuron shifra jashtë normales për katër ekipet që mbyllin Superioren
Sport

Tirana siguroi mbijetesën në javën e fundit, titullari i bardhebluve: Sezoni më i mirë në karrierën time

13/05/2026
Sezoni me Basel, Shaqiri merr vlerësimin në Zvicër
Sport

Sezoni me Basel, Shaqiri merr vlerësimin në Zvicër

13/05/2026
Tirana, Shehi: Situata e mirë në ekip, Kupa si mundësi për ne
Sport

Transformimi i Tiranës, Orges Shehi më mirë se 3 trajnerët paraardhës

13/05/2026
Vllaznia, Balaj: Japim maksimumin në Conference League, skuadra e motivuar
Sport

Një nga periudhat më të vështira për kapitenin e Vllaznisë, Balaj nuk shënon gol prej 12 ndeshjesh

13/05/2026
Zyrtare, sulmuesi dhe Partizani ndajnë rrugët
Sport

Partizani në Europë, arritje historike për klubin e kuq! Si do funksionojë shorti

13/05/2026
E konfirmon zyrtari i klubit! E papritur për sulmuesin e Kombëtares: Dua t’ju informoj se…
Sport

E konfirmon zyrtari i klubit! E papritur për sulmuesin e Kombëtares: Dua t’ju informoj se…

13/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Mrekullitë” e futbollit shqiptar, faza e katërt dhuron shifra jashtë normales për katër ekipet që mbyllin Superioren

Tirana siguroi mbijetesën në javën e fundit, titullari i bardhebluve: Sezoni më i mirë në karrierën time

13/05/2026
Sezoni me Basel, Shaqiri merr vlerësimin në Zvicër

Sezoni me Basel, Shaqiri merr vlerësimin në Zvicër

13/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al