Sali Berisha publikoi në Facebook një video ku duket një sasi e madhe droge. Berisha shkruan se bëhet fjalë për 10 ton drogë të klanit “Rama-Tahiri”, pasi sipas denoncuesit, kjo sasi droge i përket një mikut të Habilajve, kushërinjve të Tahirit.
Ish-kryeministri shkruan se droga është kapur në Babicë.
POSTIMI I SALI BERISHËS:
Ne Babice kapen 10 ton droge te klanit Rama – Tahiri! sb
qytetari dixhital denoncon!
“Mirëmbrëma doktorr Në Babicë e vogël sapo është kapur rreth 10 ton drogë Në shtëpinë Armand Koçerri mik i habilajve Vila e personit e ruajtur me kamera dhe sistem sigurie”









