• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Drogë nga Saranda drejt Greqisë, dënohen anëtarë e grupit kriminal (Emrat)

03/02/2025
Drogë nga Saranda drejt Greqisë, dënohen anëtarë e grupit kriminal (Emrat)

GJKKO ka caktuar ka shpallur sot fajtor për trafikim të lëndëve narkotike anëtarët e një grupi të struktural kriminal.

Bëhet fjalë për Aleks Nanaj (alias Adil Nano), Emiljant (Emiljan) Lamkollari, të akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, më shumë se një herë, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal dhe Pashk Syla, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal”.

NJOFTIMI

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Aleks Nanaj (alias Adil Nano), Emiljant (Emiljan) Lamkollari, të akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, më shumë se një herë, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/2, 28/4, 333/a/1, 333/a/2 dhe 334/1 i K.Penal, dhe Pashk Syla,
i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal”.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Erjon Çela, Erjon Bani dhe Gerd Hoxha, me vendimin Nr. 11, datë 03.02.2025 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Aleks Nanaj (alias Adil Nanaj) për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar nga nenet 283/a, paragrafi i
2-të, 28/4 dhe në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 16 (gjashtëmbëshjetë) vjet burgim.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Aleks Nanaj (alias Adil Nanaj) për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e drejtimit të grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar nga neni 333/a paragrafi i 1-rë i Kodit Penal, dhe
në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

3. Në bashkim të dënimeve, në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Aleks Nanaj (alias Adil Nanaj) me një dënim të vetëm përfundimtar prej 16 (gjashtëmbëshjetë) vjet burgim.

4. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Aleks Nanaj (alias Adil Nanaj) të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

5. Pushimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Emiljant Lamkollari (alias Emiljan Lamkollari), i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar
kriminal, e parashikuar nga nenet 283/a, paragrafi i 2-të dhe 28/4 të Kodit Penal;

“Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e pjesmarrjes, e parashikuar nga neni 333/a paragrafi i 2-të i Kodit Penal; si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” e parashikuar nga neni 334 pika 1 të Kodit Penal, pasi në zbatim të neneve 387/1 dhe 328/1/ë rezulton se i pandehuri ka vdekur.

6. Në bazë të nenit 389 të K.Pr.Penale, shuarjen e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, e caktuar ndaj të pandehurit Emiljant Lamkollari (alias Emiljan Lamkollari), me vendimin nr. 81, datë 06.05.2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë.

7. Deklarimin fajtor të të pandehurit Pashk Syla për kryerjen e veprës penale të “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 283, paragrafi i 2-të i Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.

8. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Pashk Syla të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.

9. Mbrojtësit e caktuar kryesisht nga gjykata për të pandehurit e këtij gjykimi, av. L.Xh dhe S.T të shpërblehen nga shteti sipas tarifave të parashikuara me ligj.

10. Shpenzimet procedurale gjatë fazës së hetimit si dhe shpenzimet gjyqësore i lihen në ngarkim të pandehurve Aleks Nanaj (alias Adil Nanaj) dhe Pashk Syla në mënyrë solidare.

11. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brënda 15 (pesëmbedhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al