Nuk ia doli të triumfojë në Champions, por ky detaj nuk ndikon aspak në lidhje me të ardhmen e Hansi Flick në krye të Barcelonës. Drejtuesit e klubit blaugrana janë shumë të kënaqur me punën e bërë nga tekniku gjerman, por këtë periudhë ishin në pritje të një përgjigje nga ana Flick, një përgjigje që nuk vonoi, por ishte e qartë dhe e prerë:
“Objektivi im është të rinovojë me Barcelonën. Mendoj se kjo do të jetë etapa ime e fundit si trajner në karrierën time. Kam ndjesi shumë pozitive dhe dua të zgjas rrugëtimin tim këtu, por nuk është momenti për të folur për detajet. Ndjej që gjithçka që më rreth këtu përfaqëson momentin tim më të mirë në karrierë. Familja ime është e lumtur këtu, stafi im po ashtu, gjithçka po shkon në drejtimin e duhur”, u shpreh Hansi Flick.
Në fund, tekniku gjerman nuk nguroi edhe të bënte një premtim të rëndësishëm për tifozët dhe klubin:
“Barcelona ka objektiv, ëndërr të fitojë Champions League. Duhet të vazhdojmë të luftojmë së bashku për ta arritur këtë. Vitin e ardhshëm do ta provojmë sërish”, u shpreh Hansi Flick.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb






