Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, ishte i ftuar nderi mbrëmjen e së enjtes në Bergamo, në prag të duelit që Atalanta zhvilloi në Ligën e Konferencës ndaj Kairat Almatit.
Në pamundësi për tu përshëndetur me tifozët e tij në fund të sezonit të shkuar, pas transferimit të tij të shpejtë në Arabi tek Al Diriyah, më në fund Gjimishiti pati mundësinë tu jepte lamtumirën tifozëve të tij, që e kanë mbështetur për 9 sezone me radhë.
Shqiptar u nderua nga drejtuesit me një kornizë ku ishte vendosur fanella me numrin 334 e mbrojtësit, që përfaqëson numrin e ndeshjeve që Gjimshiti luajti me Atalantën.
Nuk mungoi përshëndetja edhe nga tifozët, të cilët shpalosën një baner ku shkruhej: Duam 11 Gjimshiti.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb







