• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dueli Ibra – LeBron, replika e ashpër e basketbollistit amerikan

27/02/2021
Dueli Ibra – LeBron, replika e ashpër e basketbollistit amerikan

LeBron James ka kundërshtuar pretendimin e Zlatan Ibrahimovic se sportistë si ai duhet ta mbajnë larg politikën. Sulmuesi i Milanit e thumboi ikonën e basketbollit të premten, duke thënë se ai po përfitonte nga statusi që ka. Ylli i Los Angeles Lakers ka qenë i hapur për çështje josportive gjatë gjithë karrierës së tij. Dhe tani është ndjerë i detyruar t’iu përgjigjet komenteve të sulmuesit suedez.
Çfarë tha Ibrahimoviç
LeBron është fenomenal në atë që po bën, por nuk më pëlqen kur njerëzit kanë një lloj statusi dhe bëjnë politikë në të njëjtën kohë. Bëni atë që dini më mirë, merruni me sportin që ushtroni. Unë luaj futboll sepse jam më i miri në këtë sport. Nuk bëj politikë. Nëse do të isha një njeri politik, do të bëja politikë. Ky është gabimi i parë që njerëzit bëjnë, kur bëhen të famshëm dhe fitojnë një status të caktuar. Unë qëndroj larg kësaj. Thjesht bëj atë që di më mirë.
Si është përgjigjur James
Unë kurrë nuk do të hesht për gjëra që nuk janë në rregull. Predikoj për njerëzit e mi, kërkoj barazi. Padrejtësia sociale, racizmi, shtypja sistematike e votuesve janë gjëra që vazhdojnë në komunitetin tonë. Unë kam qenë pjesë e komunitetit tim, kam parë gjërat që po ndodhin. Kam një grup me 300 fëmijë në shkollën time, që po kalojnë të njëjtën gjë. Ata kanë nevojë për një zë. Unë jam zëri i tyre, përdor platformën time për të hedhur dritë mbi gjërat që po ndodhin, jo vetëm në komunitetin tim, por në të gjithë këtë vend dhe në botë.
Nuk ka asnjë mënyrë që unë vetëm t’i përmbahem sportit, sepse e di sa i fuqishëm është zëri im me këtë platformë. Është qesharake që ai (Ibrahimovic) i tha këto. Kujtoj vitin 2018, kur i njëjti njeri doli jashtë sportit, sepse mbiemri i tij nuk u konsiderua suedez. Për shkak se mbiemri i tij nuk ishte një mbiemër i vendit ku jeton, ai ndjeu sikur po ndodhte racizëm. Dhe reagoi ndaj kësaj, apo jo? Ai e tha atë që mendonte, apo jo? Unë flas si një mendje shumë e arsimuar. Jam djali i gabuar, nëse bëj vetëm detyrat e shtëpisë time.

Related Posts

Spektakël i Briken Caljas, 4 rekorde mesdhetare dhe 2 medalje në “Taranto2026” – Balkanweb.com – News24
Sport

Spektakël i Briken Caljas, 4 rekorde mesdhetare dhe 2 medalje në “Taranto2026” – Balkanweb.com – News24

01/09/2026
Nisje perfekte edhe për Atalantën, Samardzic i dhuron 3 pikë bergamaskëve në “frymën e fundit”
Sport

Nisje perfekte edhe për Atalantën, Samardzic i dhuron 3 pikë bergamaskëve në “frymën e fundit”

01/09/2026
Dështon transferimi, Kristjan Shpendi s’do të luajë për Cremonese-n, mbetet te Çesena – Balkanweb.com – News24
Sport

Dështon transferimi, Kristjan Shpendi s’do të luajë për Cremonese-n, mbetet te Çesena – Balkanweb.com – News24

01/09/2026
Man.City godet në limite, dhuratë rekord për Enzo Maresca-n – Balkanweb.com – News24
Sport

Man.City godet në limite, dhuratë rekord për Enzo Maresca-n – Balkanweb.com – News24

01/09/2026
Befason Dinamo Zagreb, nxjerr në shitje Arbër Hoxhën – Balkanweb.com – News24
Sport

Befason Dinamo Zagreb, nxjerr në shitje Arbër Hoxhën

01/09/2026
Befason Dinamo Zagreb, nxjerr në shitje Arbër Hoxhën – Balkanweb.com – News24
Sport

Befason Dinamo Zagreb, nxjerr në shitje Arbër Hoxhën – Balkanweb.com – News24

01/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Spektakël i Briken Caljas, 4 rekorde mesdhetare dhe 2 medalje në “Taranto2026” – Balkanweb.com – News24

Spektakël i Briken Caljas, 4 rekorde mesdhetare dhe 2 medalje në “Taranto2026” – Balkanweb.com – News24

01/09/2026
Nisje perfekte edhe për Atalantën, Samardzic i dhuron 3 pikë bergamaskëve në “frymën e fundit”

Nisje perfekte edhe për Atalantën, Samardzic i dhuron 3 pikë bergamaskëve në “frymën e fundit”

01/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al