• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Duke filluar nga sot kush kapet pa maskë në Shqipëri, gjobë 20 mijë lekë

16/07/2020
Duke filluar nga sot kush kapet pa maskë në Shqipëri, gjobë 20 mijë lekë

Nga dita e sotme të gjithë ata që nuk do mbajnë maskë në mjediset e mbyllura do gjobiten.

Lajmi është pohuar nga ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu, sipas së cilës mbajtja e maskës në mjedise të mbyllura është e detyrueshme si një masë për frenimin e përhapjes së pandemisë.

Ajo nuk përcaktoi afatin se deri kur mbajtja e maskës do jetë e detyrueshme por ajo do jetë tillë në mjediset e mbyllura në administratën publike dhe jo publike; në transportin publik; në zyra, shkallë pallati, ashensorë, në qendrat tregtare, dyqane, supermmarkete, tregjet dhe njësitë e shërbimit.

Sipas saj, qytetarët që do kapen duke shkelur këtë urdhër do gjobiten me nga 20 mijë lekë të vjetra nga Policia e Shtetit, Policia Bashkiake e strukturat e inspektoriateve shtetërore.

Kjo lëvizje e qeverisë shqiptare, e kërkuar prej kohësh nga ekspertët, vjen pasi një sërë vendesh si Kosova, Franca, Britania, apo Italia, urdhëruan po ashtu mbajtjen e detyrueshme të maskave, por ka një ndryshim në vendimin e qeverisë shqiptare me ato të disa vendeve të tjera europiane: maska atje duhet mbajtur edhe në rrugë.

Italia, Franca dhe vendet e tjera janë duke debatuar prej javësh nëse njerëzit duhet të mbajnë maska sa herë që dalin jashtë dhe jo vetëm në një hapësirë të mbyllur. Pas këshillimit me epidemiologët, qeveria italiane u detyrua të hënën të ndryshonte vendimin e saj, duke theksuar se maska për fytyrën duhet të mbahen edhe në rrugë, sidomos në rastet kur është e vështirë të ruash distancën nga të tjerët.

Përveç mbajtjes në ambiente të mbyllura, edhe Franca këshilloi së fundmi mbulimin e gojës dhe hundës në hapësirat publike, si sheshet, rrugët, apo kafenetë tipike franceze që shtrihen në bulevarde.

Ekspertët thonë se të qenit në një hapësirë të mbyllur, rrit mundësinë për t’u infektuar nga Covid-19 nëse keni pranë një qytetar të prekur, por kjo nuk do të thotë se të qenit në rrugë apo shesh, bën të jeni të mbrojtur. Shqetësimet janë rritur pas alarmit të një sërë studiuesve se koronavirusi i ri përhapet edhe nga ajri. Kjo detyroi shumë vende të vendosin mbajtjen e maskave brenda një kohe të shkurtër.

Ashtu si Shqipëria, edhe Kosova urdhëroi fillimisht vendosjen e maskave vetëm në hapësirat e mbyllura, por me shtimin e rasteve, u detyrua të forcojë këtë vendim, duke urdhëruar mbajtjen e tyre sapo qytetarët të dalin nga shtëpia. Në rrugët e Prishtinës, pothuajse të gjithë qytetarët janë parë me maska, ashtu si edhe në rrugët e Shkupit, pasi qeveria e Maqedoninë së Veriut ka urdhëruar po ashtu mbajtjen e tyre pas daljes nga shtëpia.

Sipas vendimit aktual të qeverisë, ju ligjërisht keni të drejtë të qëndroni në radhë përpara një institucioni pa e vendosur maskën, duke qenë se jeni në ambient të hapur, por jeni të detyruar ta vendosni sapo të hyni brenda. Ato minuta në radhë, me dhjetëra persona të tjerë, pa maskë, janë po aq të rrezikshme sa hyrja në një ambient të mbyllur pa mbuluar gojën dhe hundën.

Related Posts

Kryesore

PS rrëzon kërkesën e SPAK, Ballukut nuk i hiqet imuniteti

12/03/2026
Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik
Kryesore

Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik

12/03/2026
Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin
Kryesore

Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin

12/03/2026
Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!
Kryesore

Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

12/03/2026
FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime
Kryesore

FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime

12/03/2026
Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali
Kryesore

Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali

12/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Trump për Iranin: U tërhoqën nga Botërori? Më mirë kështu, për të mirën e tyre

Trump për Iranin: U tërhoqën nga Botërori? Më mirë kështu, për të mirën e tyre

13/03/2026
Të qenit nënë dhe periudha postpartum, Samanta Karavella: Jeta ime ndryshoi, ajo gjë ishte më e fortë se unë!

Të qenit nënë dhe periudha postpartum, Samanta Karavella: Jeta ime ndryshoi, ajo gjë ishte më e fortë se unë!

13/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al