• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dumani s’i ndahet gjyqtarit të Gjirokastrës, kërkon shkarkimin Arben Dostit: Nuk justifikon dot pasurinë!

28/01/2025
Dumani s’i ndahet gjyqtarit të Gjirokastrës, kërkon shkarkimin Arben Dostit: Nuk justifikon dot pasurinë!

Nga Edmond Hoxhaj

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani dhe gjyqtari i Gjirokastrës, Arben Dosti paraqitën të hënën më 27 janar konkluzionet përfundimtare në çështjen e këtij të fundit, që po zhvillohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, bazuar në ankimin e ushtruar nga ish-institucioni Komisionerëve Publikë ndaj vendimmarrjes së Komisionit.

KPK vendosi më 3 dhjetor 2021 të konfirmojë në detyrë gjyqtarin e Gjirokastrës, Arben Dosti, me arsyetimin se kishte dhënë shpjegime të mjaftueshme lidhur me bilancin negativ në vlerën 36.4 milionë lekë të konstatuar në analizën financiare paraprake për shkak të të ardhurave të deklaruara të padokumentuara. Dosti ka pretenduar se shumat e mëdha të parave i ka kursyer para fillimit të detyrës, nga puna në emirgacion në greqi, nga bashkëpunimi me një shoqëri tregtare, si dhe nga shitja e një lokali në pronësi të nënës, të gjitha të përfituara para fillimit të detyrës.

Po ashtu Komisioni rrëzoi raportin negativ të DSIK-së, si dhe gjetjet për profesionalizmin nuk u konsideruan penalizuese.

Prokurori Dumani deklaroi të hënën se u qëndronte gjithë shkaqeve të paraqitur në ankim, si dhe parashtrimeve në seancat e mëparshme. Sipas Dumanit, të ardhurat e pretenduara nga emigracioni mbetën të paprovuara me dokumentacion ligjor e për rrjedhojë në nivel deklarativ. Po ashtu, Dumani cilësoi deklarative dhe pretendimet për të ardhurat nga bashkëspunimi me një shoqëri dhe nga shitja e lokalit në pronësi të nënës në Kuçovë. Ndryshe nga pretendimi i subjektit se lokali është shitur në vlerën 12.8 milionë lekë, në kontratë është shënuar çmimi 3.9 milionë lekë.

Dumani vërejti se pasuria e subjektit është në masën rreth 31 milion lekë, ndërkohë që arrin të provojë me dokumentacion ligjor rreth 10.4 milionë lekë. Sipas drejtuesit të SPAK, Dosti nuk arrin dot të provojë të kundërtën e barrës së provës e për rrjedhojë gjendet në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm.

Gjyqtari Dosti theksoi se gjithë pasuritë e tij janë krijuar kohë para fillimit të detyrës. Ashtu si dhe në seancat e mëparshme, ai shpjegoi se pjesën më të madhe të kohës në Greqi kishte jetuar dhe punuar në ishullin Tinos. Sipas subjektit, nuk kishte qenë zotësi e tij që kishte arritur të krijonte brigadën e ndërtimit, por kishte takuar në kohën e duhur personin e duhur që i kishte dhënë mundësinë, një arkitekt që ishte i angazhuar në sektorin e ndërtimit. Dosti tha se paratë i kishte dërguar në Shqipëri dhe një pjesë ishin shpenzuar dhe për investime në lokalin e nënës.

Subjekti sqaroi se kur ishte kthyer në Shqipëri, kishte marrë kontakt me administratorin e një shoqërie që kishte pasur nevojë për likuiditete dhe kishte investuar, duke përfituar të ardhura të konsiderueshme dhe prej këtij investimi.

Për të ardhurat e pretenduara si të përfituara nga shitja e lokalit në masën 12.8 milionë lekë, subjekti argumentoi se provohej se në llogarinë e nënës ishte depozituar vlera 6 milionë lekë që përfaqësonte pjesën e saj. Sipas Dostit, ata i kishin dhënë motrës një shumë parash, ndërsa vlerën 12 milionë lekë e kishte ndarë përgjysmë me nënën. Ai shtoi se në atë periudhë nuk ushtronte asnjë detyrë apo funksion publik, prej nga mund të ngriheshin dyshime se mund të kishte fshehur para në emër të nënës.

Dumani tha se u qëndronte dhe shkaqeve të ngritura për figurën dhe profesionalizimin. Ai kërkoi që gjetjet të konsiderohen në vlerësimin tërësor dhe kërkoi shkarkimin e Dostit.

Ashtu si në seancat e mëparshme, Dosti tha se dyshimet e ngritura në raportin e DSIK nuk mund të qëndronin pasi në atë kohë bashkëshortja që punonte pranë Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme, ishte e pajisur me certifikatë pronësie. Ai i cilësoi si shpifje informacionet e bëra publike në disa portale.

Subjekti dha shpjegime të përmbledhura dhe për aspektin profesional duke u shprehur se u qëndronte parashtrimeve. Ai vërejti se Kolegji ka në dispozicion disa vendime të arsyetuara të tij dhe se mendonte se nuk cedonte në mënyrën e arsyetimit.

Lidhur me lirimin me kusht të një të pandehuri të dënuar për “Dhunë në familje” dhe për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”, Dosti tha se nuk ka shkelur asnjë dispozitë. Sipas tij, dikush konsiderohet i dënuar në vlerësimin e një vpere penale, kur paligjshmëria te kryer prej tij ka ndodhur pas një dënimi me formë të prerë. Për një çështje tjetër ai tha se nuk ishte dakord me vendimmarrjen e Apelit. Subjekti pretendoi se në aspektin profesional nuk e kishte cënuar detyrën dhe kërkoi lënien në fuqi të konfirmimit në detyrë.

Kolegji u tërhoq për të marrë vendim, që do ta shpallë më datë 13 shkurt, në orën 15:00./BIRN

Related Posts

Belinda Balluku sot në Gjirokastë, inagurohet “Traffic Town”
Kryesore

Del shkresa me firmën e Dumanit: Kuvendi të japë autorizim për arrestimin e Ballukut

16/12/2025
Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)
Lajme

Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)

16/12/2025
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, reagon Rama: Ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special

16/12/2025
Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesa mbërrin në Kuvend për autorizim

16/12/2025
Paralajmërimi/ Javën e ardhshme priten goditje të forta nga SPAK
Kryesore

Operacioni për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal

16/12/2025
Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek
Kryesore

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Arjan Konomi rikthehet në Top Channel!

Arjan Konomi rikthehet në Top Channel!

16/12/2025
‘Djalin mos ma prekni’/ Fifi: Kam marrë 200 mallkime për çunin tim brenda një jave

‘Djalin mos ma prekni’/ Fifi: Kam marrë 200 mallkime për çunin tim brenda një jave

16/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al