• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

DW: G20 nuk i përmbushi pritshmëritë për mbrojtjen e klimës

01/11/2021
DW: G20 nuk i përmbushi pritshmëritë për mbrojtjen e klimës

Italia dëshironte që nga samiti i G20 në Romë të jepej një “sinjal i fortë” për Konferencën Botërore për Klimën. Por nga G20 nuk erdhi asgjë sinjal i tillë. Italia dëshironte që nga samiti i G20 në Romë të jepej një “sinjal i fortë” për Konferencën Botërore për Klimën. Por nga G20 nuk erdhi asgjë sinjal i tillë.Grupi G20, që bashkon fuqitë më të mëdha ekonomike në botë, shkakton 80 për qind të emetimeve të dëmshme për klimën. Prandaj përgjegjësia e tyre për rrjedhën e ndryshimeve klimatike është e madhe. Megjithatë në fund të samitit të Romës G20 nuk ishte në gjendje të binte dakord për një deklaratë ambicioze për mbrojtjen e klimës dhe për përcaktimin e një date të qartë për heqjen dorë nga prodhimi i energjisë me qymyr dhe për ndërprerjen e emetimeve të dioksidit të karbonit dhe gazrave që shkaktojnë efektin serrë.

Në vend të “sinjalit të fortë” që shpresohej se do të vinte nga Roma në drejtim të Konferencës Botërore të Klimës (COP26) në Glasgou, në takimin e G20 pati deri në fund mosmarrëveshje. Fillimisht u tha se viti 2050 do të vendosej si vit i ndërprerjes së emetimeve të dioksidit të karbonit dhe gazrave që shkaktojnë efektin serrë, kurse tani në deklaratën e takimit thuhet në mënyrë të përgjithme se i ashtuquajturi neutralitet i emetimeve të CO2 dhe kufizimi i rritjes së temperaturës globale në nivelin 1,5 gradë synohet të arrihet “deri nga mesi i shekullit”. BE-ja i kishte venë vetes si qëllim vitin 2050 për neutralitetin e emetimeve të CO2. Madje Gjermania dëshiron ta arrijë këtë qëllim deri në vitin 2045. Por deklarata me sa duket mori në konsideratë planet e Kinës dhe të Rusisë, të cilat kanë caktuar si objektiv vitin 2060. Ndërsa India nuk dëshiron të japë asnjë premtim.
Heqja dorë nga prodhimi i energjisë me qymyr

Në deklaratën përfundimtare madje as nuk u përmend drejtpërdrejt heqja dorë nga prodhimi i energjisë me qymyr dhe nuk u përfshi as ndonjë angazhim specifik për të hequr gradualisht dorë nga investimet në termocentralet me qymyr sikurse parashikohej fillimisht “në vitet 2030. Në deklaratë thuhet vetëm që kjo parashikohet të bëhet “sa më shpejt”. Edhe kjo me sa duket u bë për shkak të Kinës ose Indisë, prodhimi i energjisë elektrike i të cilave bazohet shumë tek qymyri dhe që e kanë të vështirë ta përmbushin kërkesën. Megjithatë G20 deklaroi se deri në fund të këtij viti nuk do të përdorë më fonde publike për të mbështetur ndërtimin e termocentraleve me qymyr jashtë vendit.

Deklarata përfundimtare përmbante vetëm shprehje dëshirash të përgjithshme për zgjerimin e energjive të riciklueshme dhe pjesëmarrësit duket se nuk i vunë veshin thirrjes së kryeministrit të Italisë, Mario Draghi, i cili tha në fillim të bisedimeve për klimën se “vendimet që po marrim sot do të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në suksesin e Samitit të Glasgout dhe në aftësinë tonë për ta vënë nën kontroll krizën klimatike.”/DW

Related Posts

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit
Pikante

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

30/10/2026
Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke
Kryesore

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke

22/10/2026
Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit
Kryesore

Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit

22/10/2026
Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë
Kryesore

Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë

22/10/2026
Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët
Kryesore

Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët

12/10/2026
Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë
Kryesore

Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë

11/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Duhet të kishim shënuar më herët, pas golit të dytë ndeshja përfundoi – Balkanweb.com – News24

Foda: Synojmë ta fitojmë ndeshjen me Izraelin, të rinjtë janë e ardhmja e Kombëtares

09/11/2026
Ta mbyllim në vendin e parë në grup! – Balkanweb.com – News24

Nations League/ Julian Shehu dhe Etrit Berisha Berisha besimplotë: Ta mbyllim në vendin e parë në grup!

09/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al