• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

DW: Shoqatat ambientaliste thirrje Ramës të anulojë projektin për Aeroportin e Vlorës

03/02/2021
DW: Shoqatat ambientaliste thirrje Ramës të anulojë projektin për Aeroportin e Vlorës

Grupet e mbrojtjes së natyrës i kanë apeluar qeverisë së Shqipërisë ta anulojë vendimin për ndërtimin e aeroportit, që sipas tyre, do të dëmtonte rëndë ligatinat në perëndim të vendit. Një koalicion i 37 organizatave shqiptare dhe ndërkombëtare tërheq vëmendjen, se ndërtimi i aeroportit pranë zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë “mund të shkaktojë dëme të pariparueshme në ekosistemin e strehës së shumë llojeve të zogjve”. Qeveria ka lancuar një tender ndërkombëtar për ndërtimin e aeroportit të Vlorës 140 km në jugperëndim të Tiranës në vlerën 86 milionë Euro.

“Një investim i tillë do të shkaktojë zhvillime të pakontrolluara dhe dëme të pakthyeshme të vlerave dhe burimeve natyrore të kësaj zone”, theksohet në deklaratën e koalicionit të organizatave mbrojtëse të natyrës.

Laguna e Nartës dhe zonat rreth saj përfshijnë mbi 19.000 hektarë sipërfaqe, një zonë kjo që është më e madhja dhe më e rëndësishmja sa i përket ekosistemit të ligatinave në hapësirën e Mesdheut, e njohur si një zonë kyç e biodiversitetit me mbi 200 lloje shpendësh si pelikani, çafka, pulëbardha dhe flamingo.

Duke iu referuar zyrtarëve lokalë si dhe banorëve të zonës, qetësia e krijuar për shkak të masave kufizuese prej koronavirusit ka bërë që të vërehet një rritje e popullsisë së flamingove në Lagunën e Nartës në rreth 3000 syresh. Kjo tregon, se laguna është një terren i përshtatshëm për mbarështimin e shpendëve.

Organizatat e mjedisit thonë, se konstruktime të tilla në këtë zonë bien ndesh me konventat që ka nënshkruar Shqipëria. Koalicioni i organizatave të mbrojtjes së natyrës i është drejtuar kryeministrit Edi Rama, që ta anulojë ndërtimin e aeroportit, sepse kjo mund të shkatërrojë mjedisin e zonës duke shkaktuar zhvendosjen e shumë specieve. Grupi paraljamëron, se fluturimi i avionëve në këtë hapësirë mund të “ketë pasoja tragjike” për shkak të përplasjeve me një numër të madh të shpendëve./DW/

Related Posts

Tërmet Peçi del nga SPAK: E dinë ata… (VIDEO)
Kryesore

Tërmet Peçi del nga SPAK: E dinë ata… (VIDEO)

20/05/2026
Shkeljet në tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, ish-drejtoresha e ARSSH shkon në Prokurori
Kryesore

Tenderi i tunelit të Skërficës, Apeli shpall të pafajshme Sonila Qaton

20/05/2026
“Koncesioni i Aeroportit të Vlorës ka rënë kur iku kompania turke”
Kryesore

“Po përdoret fuqi joligjore”, reagon Pacolli: Aeroportin e Vlorës le ta marrin! Koha do të tregojë çfarë ka ndodhur

20/05/2026
Tragjedi në Manhattan, gruaja shqiptare humb jetën pasi bie në një pusetë elektrike
Kryesore

Tragjedi në Manhattan, gruaja shqiptare humb jetën pasi bie në një pusetë elektrike

20/05/2026
Kreu i Policisë së Shtetit takime në Fier e Gjirokastër: Godisni krimin!
Kryesore

Kreu i Policisë së Shtetit takime në Fier e Gjirokastër: Godisni krimin!

19/05/2026
Kryesore

S’ka qetësi në Sarandë, pas vizitës së Ministrit të Brendshëm, ndalohet oficeri i krimeve të rënda

19/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shokues rrëfimi i Hayden Panettiere: çfarë ndodhi në atë festë private

Shokues rrëfimi i Hayden Panettiere: çfarë ndodhi në atë festë private

20/05/2026
VIDEO/ Aston Villa rikthehet te lavdia pas 30 vitesh, fiton trofeun e Europa League

VIDEO/ Aston Villa rikthehet te lavdia pas 30 vitesh, fiton trofeun e Europa League

20/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al