• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dy fjalë shokut Tritan, servilit që leh si qen ndaj kujtdo që është armik i Saliut: Ti do mbahesh mend për kisha e xhamitë që prishe dhe preshin e Lushnjes

08/08/2023
Dy fjalë shokut Tritan, servilit që leh si qen ndaj kujtdo që është armik i Saliut: Ti do mbahesh mend për kisha e xhamitë që prishe dhe preshin e Lushnjes

Nga Roland Bejko

Pavarësisht keqpërdorimit të llahtarshëm që i ka bërë Saliu, Tritan Shehut, unë për të kam pasur respekt si mjek. Si politikan, nuk është se më ka thënë ndonjë gjë.

Por, tani që vazhdon ende me pasion të vetësakrifikohet për të mbrojtur Saliun duke denigruar këdo që u përmend emrin më duhet t’i them ca fjalë.

Të jesh pa flokë, apo tullac, besoj se nuk është krim. As të kesh hundën e madhe, prapë besoj se nuk është krim.

Siç nuk është krim të jesh edhe gojaç, memec, apo jargash që kur flet të ikin copat e pështymës si bajgat e lopës.

Turp është p.sh, të qëndrosh në politikë një jetë të tërë pa meritë, por si një lëtyrë lëpirse, servile dhe i keqpërdorur deri në shpërdorim nga Saliu personalisht.

Ti Tritan e ke filluar politikën në aksionet kriminale të shembjes së kishave e xhamive që në 1967, duke dalë më pas triumfator si sekretar rinie pas aksionit në foto me Enver Hoxhën e Ramiz Alinë. Dhe për këtë ti duhet të ndiheshe në turp sot.

Ndërsa unë e kam filluar politikën si student në Universitet duke çuar studentët në vendlindjen e diktatorit kundër diktaturës që shembi kisha e xhamija. Për këtë arsye Patriarku i atëhershëm më dekoroi me “Medalje Trimërie”. Natyrisht, për këtë akt unë ndihem krenar sot!

Ti je në politikë se ashtu deshi Sali Berisha, se kish nevojë për një servil dhe lëpirës të neveritshëm si ti, pikërisht për t’i mbrojtur krahët nga kushdo që nuk është dakord me të. Pra kish nevojë për një qen që të lehte me tërsëllimë sa herë do t’i duhej Saliut të trembte dikë, njësoj si qeni i Napoleonit te “Ferma e Kafshëve” e Oruellit që trembte kafshët.

Por, ti Tritan tani je qen që nuk të kafshon dot as atë që s’thuhet, se tashmë të kanë rënë dhëmbët e të ka mbaruar vakti.

Ndërsa unë jam në politikë pikërisht se nuk më deshi Sali Berisha e Lul Basha ngaqë nuk u lëpihesha me lajka e shërbime pa fund si ti.

Ti së shpejti do dalësh nga politika dhe e sigurt është që do mbahesh mend vetëm për dy gjëra, (i) për preshin që lushnjarët të futën aty ku s’thuhet në ’97, dhe (ii) për njeriun model të servilizmit që tërë jetën në politikë nuk bëri dot një fjalim që të kujtohet. Pra do mbahesh mend si modeli i njeriut që u zvarit tërë jetën në kurrizin e patriarkut të partisë si kërmilli në fijen e lagur.

Ndërsa unë, kur të mos merrem më me politikë, do mbahem mend si njeriu që iu kundërvu të keqes në PD gjatë gjithë kohës, edhe atëherë kur ti guxove të respektoje njëherë të vetme veten tënde në 1999 kur e akuzove Saliun si komunist të pandrysheshëm dhe hajdut të pareve të piramidave financiare, Sude, Xhaferi, Gjallica etj.

Ty Tritan, unë brenda partisë, me votën e demokratëve të kam mundur sa herë më ka dashur qejfi, edhe si anëtar kryesie në Këshillin Kombëtar, edhe në primaret brenda partisë për deputet.

Por, ti u bëre deputet në vendin tim, a të ndonjë tjetri se i duheshe Saliut të lehje.

Si ka mundësi që sa ishim bashkë ti më prezantoje në takimet me qytetarët si heroin e demokracisë, studentin e dhjetorit, profesorin e nderuar i studiuar në Francë etj, e ndërsa sot bën analogji për tullacllëkun tim?!

Unë jam ai që kam qenë, po aq tullac, me po atë hundë. Edhe ti je në fakt, po ai gagaxh që ke qenë. Ajo që ndryshoi midis nesh dhe të bën ty me gjasë agresiv, është halli që ka zënë Saliun, që me sa duket është dhe halli yt dhe i shumë qenve të tjerë që lehin pranë “Napoleonit” të foltores.

Po hallin e Saliut unë nuk e zgjidh dot. As hallin tënd. Thonë që amerikanlt në dosje e non gratës kanë edhe aferat e firmës Shqiponja që thyente embargon e naftës në favor të Millosheviçit. Thonë që firmën Shqiponja e drejtoje ti në atë kohë. Ishte fiks koha kur ti si majmun, aq shumë e doje Saliun saqë e imitoje dhe në gjestikulacione e mimikë. Komplet palaço cirku!

Në kohët e lashta hajdutët viheshin nëpër kryqe, ndërsa në kohët e sotme njeriu është aq i paturp saqë kryqet i var në gjokset e hajdutëve, thotë Xhuzepe Mazini.

Por, me sa duket edhe kësaj skeme po i vjen fundi edhe në Shqipëri, falë perëndimorëve dhe shqiptarëve të ndershëm.

Laku po iu mblidhet në fyt të gjithë hajdutëve e të korruptuarve, prandaj dhe juve u ka ikur mendja, e nuk dini kë sulmoni.

Rasti yt është dëshmia më e mirë se si bisha komuniste e njeriut të ri që ndërtoi Enver Hoxha, del e bëhet aktive pa skrupuj sa herë i preket interesi, duke denigruar publikisht me daci baot e kohës së shembjes së klerit shqiptar, këdo që nuk u shkon pas avazit. Ndaj dhe këtë vend e ka marrë lumi.

Kjo e sotmja nuk mbyllet me kaq. Ky reagim është thjesht sa për aperitiv…!

Related Posts

Krimi horror në Dropull, Gjykata e Gjirokastrës dënon me 30 vite burg Thoma Mastorën
Kryesore

Krimi horror në Dropull, Gjykata e Gjirokastrës dënon me 30 vite burg Thoma Mastorën

04/11/2026
Apeli lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin
Kryesore

Apeli lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin

04/11/2026
BE harton udhërrëfyesin për negociatat me Shqipërinë: 31 kapituj për t’u mbyllur deri në fund të vitit 2027
Kryesore

BE harton udhërrëfyesin për negociatat me Shqipërinë: 31 kapituj për t’u mbyllur deri në fund të vitit 2027

04/11/2026
Rama: Shqipëria vlerësohet më lart se kurrë më parë, dera e Evropës është e hapur
Kryesore

Rama: Shqipëria vlerësohet më lart se kurrë më parë, dera e Evropës është e hapur

04/11/2026
Kryesore

Veliaj-Ramës: Në Spaç të më çoni 100 vjet nuk më përkulni dot. Ikën socialistët dhe sollët Dash Sulën. PS nuk rritet nga skorjet që hedh Saliu

04/11/2026
As sot s’ka vendim për Veliajn, shtyhet gjyqi për nesër
Kryesore

Veliaj i ashpër sërish me Ramën: Turp që merret vetë me internimet, nuk i organizoj unë protestat dhe as më intimidon dot me këto sajesa që i përbuz me neveri

04/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Arsenali dhe City fitojnë në Champions, Napoli pëson disfatë të hidhur

VIDEO/ Arsenali dhe City fitojnë në Champions, Napoli pëson disfatë të hidhur

04/11/2026
VIDEO/ Arsenali dhe City udhëheqin në Champions, Napoli barazon në pjesën e parë

VIDEO/ Arsenali dhe City udhëheqin në Champions, Napoli barazon në pjesën e parë

04/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al