Kryesocialisti Edi Rama u tregoi vijat e kuqe socialistëve. Asnjë kryetar bashkie nuk do të rikandiohet në zgjedhjet e 2027-ës pa 10 kontrata të firmosura për Paketën e Maleve.
“Zgjedhjet vendore s’kanë pjesëmarrjen e diasporës, por janë momenti për t’i kthyer diasporës vëmendjen që meriton me fakte, jo me takime, festa, por me fakte. Ka dy elementë që të gjithë i kanë në dispozicion, paketa e maleve.
Nuk do të ketë asnjë kandidat që do rikandidojë për kryetar bashkie, që nuk kanë 10 kontrata për paketën e maleve dhe pa 3 ndërmarrje të përbashkëta të miratuara”, tha Rama.









